Blerina Bombaj "akuzon" Ardit Gjebrean: "Nuk mund të hash ato që do ti"
Dietologia e njohur shqiptare, Blerina Bombaj ka tashmë 12 v...
Ka qënë një lojë e kahershme “grupi” me të cilën breznia ime mbushte teprinë e kohës, kur mungonte topi, ai prej verteti, topi 50-lekesh i llastikut, topi i leckës, apo i kanaçes.
Lojë kulmesh i thoshim; Cili eshtë kulmi i shpejtësisë, i budallekut, i oratorisë, i shikimit…infinit kulmesh dinim ose shpiknim.
Një prej tyre që më rri në kujtesë është kulmi i dembelisë, ndryshe “dembeli i Stambollit”:
Ky i “stambollit” ishte një dikush që edhe pse gjithe bota vente e vinte mbas puneve të përditshme, zdërhallej n’hije të fikut.
Një dite kur një punetor po kalonte aty, pa që u shkëput nga dega nje kokërr dhe plluq në gojën e hapur të dembelit në pikë të gjumit.
“Qiell i bekuar! Çfarë fati,- foli mundçari duke fshirë djersët. -Këtij i thonë fat.?
Dembeli gjumë prishur se mos vrau mendjen si Adami, Ademi, apo Newtoni për mollën?
Ashtu me fik në gojë ia priti mundçarit: “fat, fat, po kush e përçap…?”
Gjysëm-introdukta e parë politikimit:
Parmbrëmë u pa Peku që kishte thirr Lulin të politikonte si “syri pranë syrit…”
Nga sa u muar vesh, megjithëse hunda i pengon dy sy të s’njejtës kokë te shihen, fjala ishte për një protestë të madhe, aty nja dhjetë ditë mbas të kremtes së 17 Janarit.
-E di ti Pek-u se pse jemi në këtë ditë të morekujeshme? Besoj e di ti.
-E di, po?
-Prit më lë ta mbaroj, krimi Tahiri,Roshi, Habili, Balili… Zgjedhjet e lira, nderkombtarët, drejtësia, prokurorët droga dhe, …e-D’rama. Pikë
-Mirë mo mirë po…
-Pek, mos më nderpre të lutem; -vetëvarjet, vetëvrasjet, shifra…
pabukësia, pa-punë-sia, pa-dritësia, pa-ujësia….,shifra…, braktisjet e vendit, pa-shpresa, shifra…, Krim, shumë krim, Pek’
-Ok, Lul’,- më në fund Çimi e gjeti një të çarë, për ta bërë një pyetje: “A do të vijnë? Dmth a do të ketë pjesmarrje. A do ti përgjigjen shqiptarët ftesës së Lulëzim Bashës me atë të madhen, si ta them atë që gjuan me qizme…? Fjala është nëse Lulëzim Basha ka ndonjë evidencë, se a kanë mbetur ndokush këtu pa ndonjë fik n’gojë.
Kryetari i opozitës filloi prap enumeracionin e politikimit, po syri u mbyll, fiks tek fiku… se mberriti ora e gjumit…
-Gjysëm-introdukta dytë e politikimit:
Dje Lezha priti Skenderbeun e spiropales. Ai shkoi e pa vorrin e “paraardhësit”
I rrethuar prej atyre të hijes së fikut, ai dekllaroi me solemnitet:
” I modh ishte”
Gjindja u tulat për një moment, po si me komandë hoqen fikun nga goja dhe thirrën;
” I modh je vetë, i modh je ti o skifter i shkruar…”
Mbasi mbajti një fjalim se “rilindjen” e …gjeta këtu midis jush, ai i intervistoi gazetarët, dmth u beri pyetje, nëse ata kishin pyetje.
“Ncuk, ncuk,” – thanë ata.
-I kujt je ti?
-News ballkanit
-I sahatit news.
-E Vorës ti shejtone? -I preku faqen.
-ti tjetra?
– Fax news…
-mmm, kuptova “fuck…n…”
Nderkohë që ky rrihte muhabet në Lezhë, lajmet nga Mirdita, nuk pushonin.
Thuhej se me të marrë ferman se, “skenderbeu i spiropales” do ja mbërrinte edhe atje nesër në Mirditë
“kazaja” (duhet nënvizu se Mirdita mbasi është bërë me shesh t’kuq, njihet edhe si kaza) po ziente. A u mbahet gëzimi njerzve? “Maz’all’ah”
Mileti me fik n’gojë-mbërrin xhevapi në Lezhë, -po flenë nën ura, nëpër baraka, rrinë pa drita, pa ujë, pa bukë, pa shnet falas, pa kurgja mas shpirtit veç tu pa n’majë t’gishtave udhën e Saliut, në pritje të “legjendarit” madje mileti si mizat e dheut, kanë dalë deri në Kulm-e.
Vetë “kajmekani” qi ka meremetu shkollë, e shesh, është parë duke tharë gropat e xhadesë me kovë e zift t’xehtë që nesër të shtrohet qilimi i kuq, për “pëllumbin e shkruar..”
-Me har, kryeministri, -kan fillu me u pershendet njerëzit, qysh dje
-Paç har’ e nafakë, -ja pret tjetri.
-Boh’ cfarë fati, me ardh vetë “legjendari,” bash k’tu ke ne, -thotë dikush nga ata të paktët pa fik n’gojë të cilët duan të shkojnë në protestë.
Ky tjetri me fik n’gojë, e shikon paksa mëdyshas atë që foli. Duke qënë se tirret pak si hollë kjo puna e ironisë andej, ky me fikun prej goje e ja pret: “Fat fat, po kush e përçap.”
…
Kulmi i politikimit në kohët moderne konstatohet, sidomos kur dramatikisht të dhimbsen politikanët se nuk ka kush ti pyesë se pse kremtohet kështu një vdekje, sado e madhe që është, kur ngjarjet më të mëdha heroi i ka shënuar përpara vdekjes; duke filluar nga Lindja, kthimi në Krujë, Besëlidhja, gati 30 betejat e fituara etj, dhe se nuk është as nuk kanë qënë në traditen pellazgo-iliriko-shqiptare, kremtime përvjetore as jubilare vdekjesh.
Nga ana tjetër të dhimbsen tragjikisht gazetarët që nënkupton opinionin shqiptar, kur konstaton se nuk ka asnjë politiks po dhe pa fik në gojë, tua shpjegojë se këto tradita kanë hyrë si përngjashmime të sforcuara me vdekjen e car Lazarit më 1389, ashtu dhe 29 Nentori “çlirimtar” i Jugosllavisë.
Gjithësesi kur fikun e ke në gojë, dhe Jugosllavia e Re po ngrihet, pse të lodhesh me deduksione…
Dietologia e njohur shqiptare, Blerina Bombaj ka tashmë 12 v...
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka tronditur qytetin e Shk...
Një adoleshente shtatzënë nga Pensilvania zbuloi që kishte n...
Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, L...
Luana Vjollca ishte e para që ndryshoi ngjyrën e flokëve. Ng...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Surprizat nuk kanë patur fund dje për vajzën e aktores së nj...
Çështja e largimit të dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo nukës...
Një sasi tritoli ka shpërthyer një mjet ti ‘Fuoristradë’ në ...
Kryeministri i vendit Edi Rama në aktivitetin e Lezhës, ka i...
Sara Kapo është një ndër personazhet që bën zhurmë me gjithç...
Një shpërthim tritoli është regjistruar në lagjen “Rus” në S...
Në 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, kryetari ...
Këngëtarja Ledina Çelo sa vjen edhe bëhet më seksi.Sot, Ledi...
Telenovelat turke janë shumë të dashura për publikun shqipta...
Teksa vijuar të komentojë reformën e ujit në aktivitetin e o...
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, pjesëmarrës në aktivi...
Arjan Çani kishte ftuar mbrëmjen e djeshme në emision këngët...
Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të tjerë të qeverisë...
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që mirëmëngjesin e ditës ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...