web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del nga rruga automjeti/ Drejtuesi në gjëndje të rendë shëndetësore

13 Janar 2018, 21:39, Aktualitet CNA

Një mjet i tipit ?Benz Mercedes? ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke shkaktuar të plagosur.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në segmentin e aksit rrugor Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë, tek ish-Turizmi, ku automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka hyrë brenda një dyqani.

Pas lajmërimit në vendngjarje ka shkuar Policia dhe autoambulanca që ka bërë transportimin e dy të plagosurve në spitalin Rajonal të Sarandës, njeri prej të cilëve është drejtuesi i Benz-it.

Për gjendjen shendetesore te tyre burimet e policisë dhe ato spitalore raportuan se drejtuesi ka marrë plagë serioze dhe ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore ./ CityNews





Lajmet e fundit nga