web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma del hapur kundër Bashës/ PD ka kompleks të aftët

13 Janar 2018, 18:29, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të gazetares Nisida Tufa në News24, ka folur edhe ne lidhje me idetë e saj për përmirësimin e kësaj partie.

Një nga gjërat që duhet bërë brenda PD-së, sipas Dumës është menaxhimi në mënyrën e duhur i njerëzve të aftë.

?PD ka kompleks të aftët. Duhet të gjesh vendin e duhur për njeriun e duhur, kemi kapacitete të jashtëzakonshme në PD?- tha ndër të tjera deputetja demokrate.

Duma foli edhe për marrëdhënien me LSI-në, duke theksuar se për largimin e të keqes së madhe, qeverisë Rama, duhet të bashkohen të gjithë./ CityNews





Lajmet e fundit nga