web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi nga puna militantëve të LSI/ Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ramës

13 Janar 2018, 18:50, Aktualitet CNA

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një takim për platformën ?Shqipëria që duam? në Rrëshen, ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se kreu i qeverisë shpall si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së.

Sipas saj këto shantazhe nuk do i frikësojnë aspak në luftën e tyre opozitare.

Kryemadhi në postimin e saj ironizon edhe momentin e hedhjes së këpucës në seancën parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm, ndërsa shkruan ?Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e ?këpucës?, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij,? shkruan ajo.

Statusi i plotë:

Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e ?këpucës?, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si ?parti e këpucëve?, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike./ CityNews





Lajmet e fundit nga