Gjonaj u premton ish-të përndjekurit/ "Do të shqyrtohen të gjitha dosjet"
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një taki...
Fondacioni Soros në Tiranë, rezulton financues i një studimi të dyshimtë, që i sugjeron qeverisë shqiptare të japë me koncension-PPP rrjetin e të dhënave dhe kontrolleve të sigurisë ushqimore.
Një hulumtim i Hashtag.al zbuloi se qeveria shqiptare dhe ky fondacion rezultojnë të sinkronizuar plotësisht lidhur me këtë projekt.
Le ta përmbledhim historinë në rend kronologjik:
?10 nëntor 2017, një shoqatë e quajtur AFI realizon një studim mbi sigurinë ushqimore, studimi jepte alarmin për produktet kancerogjene në ushqim. Studimi i AFI-t nuk ofronte asnjë analizë dhe asnjë emër laboratori, ishte thjesht një përmbledhje statistikore e disa rasteve të gjetura me probleme në të kaluarën. Në fund studimi sugjeronte dhënien me koncension të rrjetit të sigurisë ushqimore.
?16 Nëntor 2017, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-postimi në Facebook e shpall sigurinë ushqimore si prioritetin kycc të qeverisë: ?Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, çertifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit?, ? deklaronte Rama.
-14 Dhjetor 2017, në media publikohen disa copëza nga raporti i AFI-t, ku jepej alarmi për sigurinë ushqimore, raporti i plotë nuk bëhej publik.
-15 Dhjetor 2017, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi deklaron se: ?Duke marrë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm?.
Po çfarë ishte ky studim i shoqatës AFI dhe pse nuk u publikua i plotë?
Hashtag.al ka siguruar studimin e plotë (kliko këtu), ku në faqen e parë të këtij studimi shkruhet se financues është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri( Fondacioni Soros).
Nga një vëzhgim i thjeshtë mbi këtë studim rezulton se ajo çfarë paraqitet si studim është thjesht një përmbledhje statistikore me të dhëna nga policia/prokuroria e rasteve kur janë konstatuar ushqime të pasigurta. Këto raste në fakt janë raste suksesi, pasi autoritetet kanë arritur të identifikojnë problemet dhe të çojnë përgjegjësit para ligjit.
Ndërsa pretendon për kontaminim të qumështit apo për probleme të produkteve shtazore, raporti nuk ofron asnjë analizë, asnjë emër laboratori se ku janë kryer analizat dhe asnjë të dhënë orientuese mbi metodologjinë e vlerësimit.
Raporti i AFI i financuar nga Soros, bëhet edhe më i dyshimtë kur në mungesë të analizave dhe të evidencave për situatën alarmante, jep si zgjidhje dhënien me koncension të rrjetit të të dhënave dhe kontrolleve për sigurinë ushqimore.
Paralelisht me këtë raport të Soros-it dhe me gatishmërinë e qeverisë për t?u bazuar te ky raport, disa media të financuara nga Fondacioni Soros në javët e fundit kanë ofruar shkrime që trajtojnë pasigurinë ushqimore dhe nevojën për ndërhyrje drastike të qeverisë.
Angazhimi i krahut mediatik të Fondacionit me çështjen e sigurisë ushqimore është tregues se Fondacioni e ka shpallur prioritet koncensionimin e sigurisë ushqimore.
Ky është rasti i parë kur Fondacioni Soros në Tiranë angazhohet drejtpërdrejt në nxitjen e qeverisë shqiptare për shtimin e koncensioneve.
Në mandatin e kaluar të Ramës rrjeti Soros ka luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e koncensioneve, por e kryente tërthorazi rolin e vetë, duke përdorur marrëveshjen e qeverisë shqiptare me institutin e Ricardo Hausmann në Harvard. / Hashtag.al
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, priti sot në një taki...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Babunjë të Div...
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater In...
Zbardhet faximilja e ankimimit të LSI -së drejtuar Gjykatës ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka dhë...
Plot 72 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, qeveria kom...
Miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë z...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një arritje të m...
Pasi Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar sot gjuhën shqipe s...
Eurostat ka publikuar sot të dhënat e bilancit të pagesave t...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqi...
Gazetari Bledian Koka, akuzon kryedemokratin Basha se po e s...
Për të gjithë të interesuarit për vizë në SHBA, Ambasada Ame...
Një arritje historike e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mi...
Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, pa deputetët e...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Ra...
Në një dalje për mediat nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ë...
Venera Ademi e donte shumë pianon dhe muzikën. Qysh në fëmij...
-Refreni i këngës (poezisë) së Ali Asllanit: “Vlora, Vlora, ...
Ministria e Brendshme së bashku me institucionet përgjegjëse...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...