web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i ligjit për gjuhën Shqipe në Maqedoni/ Reagon Lulzim Basha

11 Janar 2018, 14:16, Aktualitet CNA

Pasi Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar sot gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, ka reaguar dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha këtë vendim e quan një hap të rëndësishëm në realizimin e statusit të  gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

?Vleresoj qendrimin e forcave politike Maqedonase qe mbeshteten me voten e tyre kete ligj, i bindur se kjo vote eshte nje kontribut i rendesishem per bashkejetesen etnike dhe konsolidimin e nje shoqerie demokratike ne Maqedoni?, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klimë uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas, si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane./ CityNews





Lajmet e fundit nga