web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet/Zbulohet kush është pronari i varkës që iu vu eksploziv në Pogradec

10 Janar 2018, 12:16, Aktualitet CNA

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ndodhi sot në qytetin e Pogradecit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë njësia speciale anti-eksploziv nga Tirana për verifikimin në terren të ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit nuk është dëmtuar vetëm varka por edhe automjeti tip Benz me targë ?AA 060 RJ? i shtetasit Renato Kadilli që ka në pronësi vaska peshku. Sipas ekspertëve shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme

Policia njoftoi se në orën 07.00, në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese.

?Nga të dhënat e para rezultoi se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,? shkruhej në njoftim.

 





Lajmet e fundit nga