web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Radhë të gjata në Kapshticë/ Pala greke probleme me sistemin kompjuterik

4 Nëntor 2017, 10:43, Aktualitet CNA

Një problem në sistemin e kompjuterëve greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka shkaktuar radhë të gjata në doganë.

Problemi në sistem ka shkaktuar mos lejimin e emigrantëve shqiptarëve dhe jo vetëm të kalojnë në drejtim të vendit fqinj.

Sipas autoriteteve doganore, pala greke lejon të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke dhe atyre te zones Shengen, ndërsa pala shqiptare punon pa probleme.

I njëjti problem është edhe në doganën tjetër, atë të Kapshticës në Korçë.

Qytetarët kanë reaguar të indinjuar nga situata për shkak se janë detyruar të presin për disa orë dhe nuk kanë informacionin e detajuar./ CityNews





Lajmet e fundit nga