web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjërat që bëjnë çiftet e lumtura para se të shkojnë të flenë

6 Shtator 2017, 22:20, Aktualitet CNA

Është shumë e rëndësishme që të kaloni ca kohë me partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë. Nuk ka rëndësi se sa kohë duhet të kaloni së bashku – një orë ose vetëm disa minuta.

Nëse jeni vetëm ju të dy duke shijuar njëri-tjetrin, të flisni e të tregoni dashuri ndaj njëri-tjetrit, është gjithçka që ju nevojitet.

1.   Fikni celularët dhe mbajini ata larg jush  

Varësia e mediave sociale pengon lirimin e oksitocinës në trupin tuaj. Ky hormon është përgjegjës për intimitetin emocional.

2.   Harrojeni për punën

Mundohuni të harroni punën tuaj dhe të mos kontrolloni emailin tuaj herë pas here kur jeni në shtrat. Është shumë mirë që ta shfrytëzoni kohën kur jeni të shtrirë, për t?u qetësuar, të bëni pak pushim në mënyrë që ditën tjetër të zgjoheni plot me fuqi dhe energji. Bisedat e bëra të shtrirë në shtrat e ndihmojnë çiftin të lidhet emocionalisht dhe ju ndihmon të harroni për problemet tuaja si dhe të ndiheni të relaksuar.  .

3. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë me partnerin tuaj

Shumë çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe kanë  zakon të shkojnë në shtrat në kohë të ndryshme. Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtura shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Kjo i ndihmon ata që të ruajnë ngrohtësinë dhe intimitetin e marrëdhënies së tyre.

4.   Mbajini fëmijët tuaj larg dhomës tuaj të gjumit  

Sipas psikologut Michael Viner-Davis, të vtmet raste që ju mund t?i lini fëmijët të flenë në shtratin tuaj, është kur ata tremben nga ndonjë makth. Në çdo kohë tjetër, dhoma juaj e gjumit , duhet të jetë hapësira juaj e cila ruan intimitetin e mardhënies tuaj si çift.

5.   Mos pini alkool ose duhan

Shumë çifte pëlqejnë të marrin një gotë verë para se të shkojnë në shtrat për të krijuar një atmosferë romantike. Megjithatë, nëse ju konsumoni alkool, trupi juaj do të përpiqet të djegë substancat e pijes çka do të rezultojë në gjumë më të shkurtër dhe lodhje kur të zgjoheni në mëngjes. Ndërsa nikotina e cigares shkakton pagjumësi./CityNews





Lajmet e fundit nga