web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyti bashkëshorten me fustan/Ja dënimi për shqiptarin

8 Prill 2017, 13:59, Aktualitet CNA

Gjykata e Landit në Regensburg në Gjermani ka dënuar me 9 vite e 3 muaj burg një shqiptar, i cili mbyti bashkëshorten me fustanin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi verën e kaluar, pas një zënke që kishte pasur çifti në banesën e tyre në Gjermani.

?Tvaktuell.com? shkruan se 46-vjeçari shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 37-vjeçare, ndërsa ai kishte pranuar pjesërisht veprën penale. Avokati i tij mbrojtës kishte kërkuar ulje dënimi për klientin e tij, por kjo nuk u pranua nga gjykata./CityNews





Lajmet e fundit nga