Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Ndryshimi i nenit 449, që ndalon rihapjen e çështjeve me vendim pafajësie në dëm të të pandehurit u bë në kundërshtim me rekomandimin e EURALIUS, por ekspertët pohojnë se dispozita e re nuk do të ndikojë dosjet e mëdha.
Më 30 mars, mazhoranca ngriti kartonin jeshil në Kuvendin e Shqipërisë për t?i mbyllur shtegun rishikimit të çështjeve gjyqësore me vendim pafajësie të formës së prerë-lëvizje që shkoi në kah të kundërt me rekomandimin e EURALIUS dhe shkaktoi zemërim në radhët e opinionit publik.
Një grup aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët e lexojnë ndryshimin e nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale si ?amnisti për klasën e korruptuar politike? kanë bërë thirrje për protesta, ndërsa i kërkojnë presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin.
Ndonëse i shfrytëzuar me pikatore në të shkuarën, neni 449 i Kodit të Procedurës Penale lejonte rishikimin e vendimeve të pafajësisë së formës së prerë brenda 5 vjetëve, edhe në dëm të të pandehurit.
Neni 256 i Kodit të ri të Procedurës Penale, që reflekton ndryshimin e nenit 449 parashikon rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë në çdo kohë sipas përcaktimeve të Kodit, ?me përjashtim të vendimeve të pafajësisë kur synohet rëndimi i pozitës së të pandehurit?.
Kodi i Procedurës Penale është njëri prej ligjeve të paketës së reformës në drejtësi, të cilat po adoptohen nga Parlamenti shqiptar. Për Artan Hoxhën, pedagog i së drejtës proceduriale penale dhe propozues i ndryshimit në nenin 449 në cilësinë e ekspertit, ky ligj është ?ndër ligjet më të mira të hartuara, pas një pune 5-vjeçare?.
?Mua më vjen keq për gjithë zhurmën që po bëhet, pasi nuk ka asnjë shkelje standardi. Ky rregullim garanton sigurinë ligjore dhe nuk prek asnjërën prej çështjeve të diskutuara. Nuk ndikon në kushtet e reformës në drejtësi,? tha Hoxha për BIRN.
Siguria ligjore është një parim i rëndësishëm i jurispudencës europiane, e cila vepron në përputhje me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, vendet e Bashkimit Europian ndjekin dy modele të ndryshme, sa i takon rihapjes së çështjeve të pafajësisë në dritën e provave të reja.
Modeli i adoptuar nga Parlamenti shqiptar ndiqet nga vende si Italia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Ndërsa shumica e vendeve të BE, të tilla si Gjermania, Austria, Suedia lejojnë rihapjen e çështjeve edhe në dëm të të pandehurit, nën procedura të qarta dhe strikte.
Në Shqipëri, zgjedhja e modelit italian nuk ka mundur të sigurojë konsensus, si në radhët e ekspertëve shqiptarë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.
Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili asiston nga afër procesin përmes misionit EURALIUS i tha BIRN se ?nuk ekziston një parim i qartë europian i ndërtuar në këtë drejtim?. Sipas BE, ka praktika të ndryshme europiane, ndërsa të gjitha ato lejohen nën Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Megjithatë, rekomandimi i tyre ishte në favor të rihapjes së çështjeve penale, edhe në rastet e pafajësisë.
?Euralius rekomandoi parashikimin e një dispozite të ngjashme me modelet e vendeve si Gjermania, Austria apo Suedia, të cilat lejojnë rihapjen e çështjeve penale në raste të caktuara, edhe nëse kishte pafajësi,? u përgjigj delegacioni i BE.
Ndalimi i rishikimit të çështjeve ?in malam partem?-në rastet kur ekziston një vendim pafajësie i formës së prerë u prezantua për herë të parë në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, ndonëse projektligji i Kodit të Procedurës Penale ishte depozituar prej javësh në Kuvend.
Procesverbali i mbledhjes, i publikuar në faqen e Kuvendit tregon se kjo dispozitë ka shkaktuar momente paqartësie dhe debat.
Delegacioni i BE i tha BIRN se propozimi për ndjekjen e modelit italian për rihapjen e çështjeve erdhi nga ekspertët shqiptarë. ?Ky version u adoptua gjithashtu nga Parlamenti,? u përgjigj delegacioni i BE.
Propozimi, i sanksionuar tashmë në nenin 256 të Kodit të Procedurës Penale u kundërshtua edhe nga Arben Rakipi, gjithashtu pjesë e grupit të ekspertëve vendas për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, Rakipi u shpreh kundër propozimit të Hoxhës, me argumentin se standardi ndërkombëtar është për të riparë çështjet e mbyllura, në rastet kur gjenden prova të reja.
I kontaktuar nga BIRN, Rakipi konfirmoi qëndrimin e tij kundërshtues.
?Është bërë një zgjedhje nga grupi i ekspertëve dhe ligjvënësi, nuk është çështje standardi. Unë personalisht jam shprehur kundër dhe kam qenë në grupin e minorancës,? i tha Rakipi BIRN-it.
Duke iu referuar debatit, Artan Hoxha hedh poshtë mundësinë e ndikimit politik për ndryshimin e nenit 449. ?I gjithë diskutimi u zhvillua në Komisionin e Ligjeve dhe arriti në atë përfundim që dihet,? tha ai.
I pyetur nëse ndryshimi i nenit 449 u miratua nga ekspertët e Euralius, Hoxha u përgjigj: Besoj se po!
?Pati një moment tensioni që erdhi për shkak të mediatizimit të çështjes,? shtoi ai.
Kundërshtimi rreth ndryshimeve në nenin 449 i ka rrënjët në perceptimin e gjithëpërhapur në Shqipëri se sistemi i drejtësisë ka dështuar të gjykojë peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe eksponentët e krimit të organizuar. Mbyllja e dosjeve të mëdha në Shqipërinë e tranzicionit ka qenë një ndër motivet më të forta për mbështetjen e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.
Ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë bien dakord në pikën që miratimi i kësaj dispozite ka një fushë të vogël veprimi.
Artan Hoxha i tha BIRN se dispozita sipas Kodit të vjetër të Procedurës është përdorur dy apo tre herë gjithsej në të shkuarën. Pa përmendur çështje konkrete, ai garanton se kjo dispozitë nuk cënon rihapjen e dosjeve të diskutuara.
Delegacioni i Bashkimit Europian i tha BIRN se ?ndalimi i rishikimit është i aplikueshëm vetëm për rastet e mbyllura me një vendim të formës së prerë pafajësie për të pandehurin?.
?Jo për vendimet e gjykatës, të cilat vendosin një sanksion dhe as u referohet çështjeve të mbyllura gjatë një faze të hetimit. Çështje të tilla mund të rihapen në çdo kohë, nëse dalin prova të reja,? përfundoi delegacioni i BE-së./BIRN
Drejtuesi i lëvizjes ‘Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u takua sot...
Këngëtarja dhe moderatorja bukuroshe dhe mjaft e dashur duke...
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon mënyrën se s...
Ditën e premte u mblodh urgjentisht Këshilli i Sigurisë së K...
Zyra e shtypit e KQZ ka bërë të ditur se ditën e henë, më da...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka sulmuar sërish ...
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale (KPP) të votuara në ...
Detaje të reja janë zbarhdur nga magazine plot drogë e zbulu...
Një super-skandal pritet të plasë në shëndetësi, që tregon m...
Jeni prindër të lumtur, fëmijët janë ende shumë të vegjël pë...
Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fo...
Policia e Shteit po zhvillon prej disa orësh një operacion t...
Një fotografi e re që mendohet se shfaq “prototipin e fundit...
Në shtëpi gjithmonë kemi një lakër, rezervë, në mënyrë që të...
Pas një aksioni të befasishëm është arritur të zbulohet një ...
Ideja për një bashkim doganor dhe treg të përbashkët të Ball...
Në vijim të intervistës së pasdites në emisionin “Kjo Javë”,...
Kastriot Islami në një intervistë në “Kjo Javë” ka komentuar...
Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa...
Pas ftesës që Voltana Ademit i bëri Edi Ramës, për të kandid...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...