Berisha takon për herë të parë Spahiun/ Ja çfarë u diskutua
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar nje takim koke me...
Partia Demokratike vendosi braktisjen e Parlamentit sa kohë të zgjasë protesta dhe do kthehet vetëm nëse ka një zhvillim të lidhur me të.
Por dalja nga Kuvendi e PD përkon me dy javë të rëndësishme parlamentare të zbatimit të Vettingut, duke përcjellë kështu krizën në zyrën e kryetarit të Kuvendit, mbi të cilin po shtohet presioni të japë një qëndrim ndaj situatës së re politike.
Protesta e opozitës duket sikur po rikthen në skenën politike atmosferën e korrikut të vjetshëm, kur, përveç numrave për Reformën në Drejtësi, secili aktor po llogariste edhe numrat për një qeveri të re.
Nga çadra e opozitës, me zërin e Vangjel Dules nuk ka munguar një ftesë bashkëpunimi për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila vazhdon të heshtë për protestën kundër qeverisë.
Në këtë atmosferë kryeministri Edi Rama, u shfaq në një mjedis publik, pak metra larg protestës, me deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipin, me të cilin u pa të shoqërohej edhe gjatë krizës së korrikut të kaluar.
Tek ai, Rama gjeti mbështetjen në korrik për të garantuar numrin 71 të votave, nëse Ilir Meta mund të largohej nga qeveria, siç paralajmëroi vetë në një nga skenarët e miratimit të Reformës pa konsensusin e opozitës.
Por a do të thonë këto zhvillime se situata po lëviz nga çadra e protestës drejt kryesisë se Kuvendit të drejtuar nga Ilir Meta? Përveç protestës në rrugë, opozita ka marrë edhe një veprim tjetër politik.
Pasditen e të dielës opozita vendosi të bojkotojë Parlamentin përsa kohë ajo do të jetë në protestë përpara kryeministrisë. Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike bojkoton kuvendin, por, këtë herë, ky hap përkon me një fazë të rëndësishme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Nëse opozita nuk kthehet në Kuvend deri në fillim të marsit, bëhet e pamundur ngritja e menjëhershme e komisioneve parlamentare që do të verifikojnë kandidaturat për Vettingun dhe më pas votimin e tyre.
Ligji përcakton përbërje të barabartë të këtyre komisioneve mes mazhorancës dhe opozitës dhe mungesa e njërës palë, në rastin më të mirë, e shtyn të gjithë procesin.
Por a mund të jetë përbërje kjo një shkak për një krizë të mundshme parlamentare? A mund të jetë kjo një situatë e re, me të njëjtët aktorë dhe më të njëjtin argument, Reformën në Drejtësi?
Thuhet se në korrik beteja e nervave ndaloi kur njëra palë siguroi 71 vota. Por një spirale e re me protesta në rruge dhe me një krizë parlamentare të njëanshme që bllokon Vettingun, mund të kërkojë me shumë garanci se kaq për të hedhur hapin e parë drejt një krize politike pa kthim.
“Pa kthim”, një shprehje për të cilën Meta hesht, ndërsa Rama dhe Basha bien dakord, por në drejtime të ndryshme. Njërin prej të cilëve, herët a vonë duhet ta ndjekë edhe LSI./Top Channel
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar nje takim koke me...
Në 15 mars Lulzim Basha voton si holandez, në zgjedhjet parl...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një deklara...
Gazetari Artan Hoxha është ndalur në një detaj interesant, t...
Gazetarët e njohur Armand Shkullaku dhe Sonila Meço u bënë s...
Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një vi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha se protes...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sërish këtë mbrëmje ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vijuar sulmet e ...
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Elbasan...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka vijuar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se adm...
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku kanë humbur...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, foli sot nga çadra ...
Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Kon...
Deputeti Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kreut të LSI të largo...
Sekretari Organizativ i protestës së PD-së, Enno Bozdo, dekl...
Dje, në shëtitoren “Dësh morët e Kombit”, opozita kishte ftu...
Gazetari Armando Shkullaku, ishte sot i pranishëm në çadrën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...