Shqiptarët më të lodhur në punë/ 43 orë në javë, më shumë stres dhe izolim social
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në SHBA.
Në këto takime, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit tonë. Ai theksoi se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi. Guvernatori Sejko gjithashtu u shpreh se rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme. Më tej, ai bëri një ekspoze të sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike. Guvernatori gjithashtu u ndal në masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në fushën e politikës monetare dhe në atë të stabilitetit financiar të vendit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka kontribuar në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit.
Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar gjatë bisedimeve ishte nxitja e nivelit të kreditimit dhe ulja e kredive me probleme. Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga ana e Bankës së Shqipërisë i ka dhënë efektet e saj duke ndikuar në uljen e çmimit të kredisë, në të gjitha segmentet e tregut financiar në vend dhe rritjen e kreditimit të ekonomisë, megjithatë kjo ecuri vlerësohet ende e brishtë.
Duke u ndalur në çështjen e kredive me probleme dhe masave të marra nga ana e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore. Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e Fondit ndanë të njëjtin mendim se zgjidhja e çështjes së kredive me probleme ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë. Në përfundim, u theksua se sistemi bankar shqiptar vlerësohet financiarisht i shëndetshëm, me një nivel të lartë kapitalizimi dhe likuiditeti.
Gjithashtu, Guvernatori Sejko u takua me homologë nga vende të ndryshme, mes të cilave vlen të përmendet takimi me Murat Çetinkaya, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Gjatë takimit një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim thithjen e asistencës teknike për çështje specifike nga ana e Bankës së Shqipërisë. Çetinkaya vlerësoi perspektivat potenciale të bashkëpunimit dhe rritjes së ekspertizës nëpërmjet Qendrës së Kërkimeve dhe Arsimit në Stamboll, dhe mundësinë e forcimit në të ardhmen të bashkëpunimit në fushën akademike.
Guvernatori Sejko mori pjesë dhe në takimin e Komitetit Ndërkombëtar Monetar e Financiar të FMN-së si dhe në takimet e përbashkëta të ministrave dhe guvernatorëve të vendeve anëtare të disa konsistuencave të FMN-së.
Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Guvernatori Sejko mori gjithashtu pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shqiptarët e diasporës. Qëllimi i këtij takimi ishte zhvillimi i një komunikimi produktiv me grupe të ndryshme interesi të diasporës, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në ngjalljen e interesit për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Guvernatori Sejko prezantoi dhe për studentët shqiptarë iniciativën e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë, Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të mirë, dedikuar studentëve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në aspekte të ndryshme të ekonomisë. /Citynews.al
Ky është formulari i deklarimit të pasurisë të cilin do të p...
Jemin Gjana deklaron se ata që kritikojnë Bashën sot janë të...
Policia në pikën kufitare në Qafë Botë, Sarandë ka sekuestru...
Një udhëzim i ILDKP-së është hapi i parë për të bërë realite...
Kreu i bashkisë Kurbin Artur Bardhi në një prononcim televiz...
Në një deklaratë të bërë publike në rrjetet sociale, kryetar...
Qeveria është sot në një konkurencë me veten për thagmat e p...
Një aksident ku kanë mbetur tre persona të plagosur ka ndodh...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vënë në dyshim në një...
Megjithëse ka rënë intensiteti i reshjeve situata mbetet pro...
Në bagazhin e një furgoni me targa Fr 1838 B janë gjetur 133...
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një intervistë për N...
Lajme nga Kolumbia e Europes, i quan ish-Kryeministri Sali B...
Guardia di Finanza publikoi raportin për kultivimin e hashas...
Dje ne mbremje, rreth orës 23:40, si pasojë e reshjeve të...
Sot do zbuloni një ane tërësisht tjetër te partnerit tuaj e ...
Ministrja e arsimit më në fund i gjeti fajtorët “e vërtetë” ...
Petrit Vasili: Integrimi i Kosovës është i pandalshëm. Tashm...
Edi Paloka mohon që PD të ketë përplasje me SHBA e kjo konfi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...