web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Olta Xhaçka: Ben Blushi është ekstremist

10 Tetor 2016, 09:57, Aktualitet CNA

Në një intervistë për Gazetën “Panorama”, deputetja Olta Xhaçka ka sulmuar deputetin Ben Blushi duke e quajtur atë ekstremist. Ajo tha se është shumë kollaj për të sharë, por vlerëson se çdo ekstremizëm është i gabuar.

?Gjithmonë ka vend për përmirësim, por për të sharë është shumë kollaj. Gjykoj që çdo ekstremizëm është i gabuar, qoftë të shohësh çdo gjë zi, qoftë të shohësh çdo gjë rozë. Qeveria ka nisur reforma të vështira, të cilat kanë pasur edhe pasojat e tyre, por unë jam konfidente se po hyjmë në një vit të ri zgjedhor me një bilanc pozitiv?, tha Xhaçka. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga