web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interesa të errëta operojnë në Himarë/ Kërcënimi ndaj Neranxit, dhunë ndaj reagimit publik

10 Tetor 2016, 14:06, Aktualitet CNA

Në një deklaratë për mediat Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e konsideron akt të rëndë kërcënimin me jetë dhe agresionin sipas saj që i është bërë biznesmenit Nikollaq Neranxi me origjinë nga Himara.

PBDNJ thotë se në vend po ushtrojnë vepritmarinë e tyre grupe të errëta të interesave të pronave dhe për pasojë, situata në vend po degradon.

?Kemi paralajmëruar në kohë sesi degradon situata por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t?u aktivizuar kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është në evoluim të përditshëm. Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe duke dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore?, thuhet në deklaratën e PBDNJ. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga