web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fier/ Denoncimi i “Fiks Fare”, procedohet inxhiner i  Kontrollit të Automjeteve Lushnje

5 Tetor 2016, 16:16, Aktualitet CNA

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filluan procedimi penal dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje për shtetasin M.B, 65 vjeç, banues në lagjen ?Loni Dhamo?, Lushnjë, me detyrë inxhiner i  Pikës Kontrollit të Automjeteve Lushnje.

Procedimi për këtë shtetas filloi pasi në bazë të pamjeve filmike në emisionin investigativ ?Fiks Fare?, ky shtetas gjatë kontrollit fizik për gjëndjen teknike të një mjeti, ka marë në formë ryshfeti një shumë  prej 4900 lekë, me qëllim që kontrolli të bëhej  fiktiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga