web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klosi: Gjermania ofron 50 mijë vende pune/ Të konkurojmë me arsimin profesional

5 Tetor 2016, 15:45, Aktualitet CNA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi morri pjesë në aktivitetin e prezantimit të programit ?Migracioni për zhvillim? ?Hapja e zyrës DIMAK Albania, për informacion mbi emigracionin. Klosi vuri theksin tek jehona që i bën ky projekt, arsimit dhe formimit profesional, si garancia e vetme për tu pikëtakuar me tregun e punës.

Klosi tha se Orientimi në tregun  e punës, kalon vetëm përmes aftësimit dhe arsimi profesional, është mekanizëm për rritjen ekonomike. Ai theksoi se 50 mijë vëndet që ofrohen, nuk  është një kuotë vetëm për Shqipërinë, por janë vende pune që Gjermania i ofron për profesionistë. Klosi nënvizoi se Konkurrenca është e madhe, ndaj insistojmë për arsimin professional.

?Eshte shumë e qartë që një i ri shqiptar në qoftë se ka një zanat, me atë zanat jeton mirë nuk  ka pse të shkojë dhe të emigrojë në Gjermani, por në kushtet e mungesës së një zanati padyshim opsioni i lëvizjes është një opsion real. Arsimi dhe formimi profesional nuk është një mundësi për t?i cuar fëmijët jashtë, por është një mundësi për t?i mbajtur ata në Shqipëri. Do doja të sqaroja që në fillim që 50 mijë vëndet që ofrohen nuk  është një kuotë për Shqipërinë por është një kuotë për konkurentët dhe duhet që të vazhdojmë të trajnojmë të rinjtë që të marrin një profesion dhe të jenë të gatshëm të konkurojmë?, tha Klosi.

Klosi nënvizoi se politika për bashkëpunim me partnerët europian është që të kultivojë te të rinjtë shqiptar ndjesinë e punës, ndjesinë e biznesit, ndjesinë e punës së denjë për ti mbajtur ata në Shqipëri dhe për të rritur nivelin ekonomik shqiptar. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga