Karlo Bolino kapet duke fallsifikuar dhe mashtruar
Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk është prit...
Përveç ditës javore të sesionit parlamentar, kur politikanët bëjnë retorikat qesharake, kinse në mbrojte të interesave por edhe të përfaqësimit qytetar, ditët e tjera pothuaj janë të fjetura për Opozitën. Kuptohet se shkojnë në komisionet parlamentar, në emisione, prononcohen, atakohen. Kjo është e gjitha ajo sa i përket veprimit të Opozitës.
Partia Demokratike si lidere reale e opozitës shqiptare, e ka të vështirë të përballë egoizmin dhe arrogancën e maxhorancës, por më shumë se kaq çoroditjen e brendshme dhe humbjen e besimit total të lidërshipit aktual të PD-së. Më keq akoma, sot, ajo ka rënë në lojën e kryeministrit, mu atë që ai ka armën më të fortë, përballjen me batuta.
Ndërkohë kauza pafund që i ka gati të qëruara po shkojnë kot dhe treten në debate qesharake në parlament, duke i bërë shqiptarët t?u neveritet çdo gjë që del nga goja e politikanëve të dy krahëve. Vetëm se në rastin e PD-së, perceptimi i publikut po bëhet tejet i vështirë ngaqë duket se në radhët e PD-së mungon edhe predispozita e vetme që të bëjë një rikonceptim të ideve, por edhe të kthejë besimin në vetë anëtarët e vet. Njerëzve u mungon realisht PD-ja e e vitit 2016.
Arsyeja merret lehtë me mënd: Kupola e PD-së është e ngopur në të gjithë atributet e kësaj fjale, teksa pak i bën përshtypje gjendja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Të mjafton të dish lëvizjet e shumicës së njerëzve të saj nëpër rrethe, të kuptosh sesa të vëmendshëm janë ndaj bazës. Këtu nuk përmendin fare zhdukjen krejt të parlamentarëve të PS-së nga zonat e tyre. Dhe, të mos harrojmë se ka rrethe ku problemi më i madh i PD-së mbeten strukturat dhe autoriteti mbi to. Kujto Dibrën, Durrësin e me radhë të shikosh se baza është e lodhur nga pamundësia e kreut të PD-së, që veç fjalëve pa thelb, me gjuhën e trupit interpreton sikur të gjitha punët janë mbroth dhe mjaftojnë denoncimet mediatike. Krejt ndryshe nga Rama, që kur ishte në opozitë ndërmerrte ture në të gjithë Shqipërinë dhe mundohej ta bënte zërin e partisë së tij sa më efektiv, edhe pse ai s?ishte njësoj në parlament, Basha i sotmi, pothuaj është krejt inaktiv. Kjo është më e pakta sepse nëse ndikimi i Ramës dukej atëherë ndjeshëm me presionin që i bënte deputetëve të tij, në rastin e Opozitës së sotme ajo bëhet nga Berisha. Një tjetër minus i kreut de jure të PD-së. Kjo e fundit vazhdon të njëjtin kurs, duke mos dalë nga arkaizmi i saj dhe humbja gjithnjë e më shumë të besimit të mbështetësve të saj. Është Berisha realisht ai që e drejton de facto PD-në në parlament. Është ai iniciator i të gjithë lëvizjeve të saj, gjë që e bën dinamikën e kësaj force të jetë shumë e zbehtë. PD-së i mungon institucioni i liderit me tagër.
Në ditët që po jetojmë, PD-ja ka nevojë për një katarsis të thellë që duhet ta trandë kreun dhe të gjithë strukturat, në një farë mënyre, PD-ja duhet rithemeluar, pasi në pozicionin e sotëm, në zgjedhjet e dobëta të strukturave të saj, pasi me mosfunksionalizimin e saj organik, nuk ecën dot me ritmet e reja të politikës shqiptare. Dhe, që të bëhet kjo, PD-ka nevojë të mbledhë strukturat dhe t?i bëjë funksionale, ndërkohë që në këtë gjendje me mesazhet dykuptimëshe që përcjellin deputetët dhe njerëzit e saj, përçarja e PD-së po ndikon në të gjithë performancën e saj, që edhe kështu është e dobët.
Është bërë e lodhshme dhe shumë e mundimshme të dëgjosh retorikën e Ramës dhe batutat ofenduese, ndërsa përgjigjet e PD-së tregojnë se ata janë peshkuar bajagi duke ndjekur lojën e tij, pasi u mungon veprimi i duhur politik. Vendin e artikulimit të ideve, të pranimit të gabimeve e kanë marrë me batuta pa kripë duke e ulur fare nivelin e ligjërimit politik. Ndërkohë, që disa anëtarë potencialë sa i përket kontributit të tyre, duket se jo vetëm s?janë dakord me këtë lloj drejtimi por edhe e kanë kuptuar se ndoshta ka ardhur koha, që Bashës t?i tregohet vendi para fundit me pasoja. Selami, Patozi dhe Bregu po artikulojnë gjithnjë e më qartë nevojën e para fundit me pasoja. Selami, Patozi dhe Bregu po artikulojnë gjithnjë e më qartë nevojën e një rruge të re.
E frikshme është një nga tezat, që po lihet në shqyrtim për rikthimin te PD-ja e presidentit aktual Nishani, me tagrin e kryetarit. Mbase kjo është tezë e tepruar, aman, ky do të jetë gabim i dytë i madh në kupolën e PD-së, pasi z. Nishani me sjelljen e një njeriu që iu dhanë të gjithë mundësitë të ishte mbi palët, tregoi e kishte të vështirë të vendoste standarde në drejtimin e shtetit shqiptar, duke bërë presidencën më të dobët shqiptare.
Është e tepërt të përmenden dështimet e Bashës dhe paradokset shqiptare që i rikthejnë sërish disa personazhe, por në këtë rast, ai ka kllaposur një nga alternativat politike të vendit, që në fakt nuk diti kurrë ta artikulojë si duhet.
Dhe, një njeri që nuk di të shpalosë strategji reale dhe objektiva të menduara, duke mos iu përmbajtur as programit të Partisë së tij, e ka vendin te demagogët. Kjo e bën Bashën sot që të imitojë Ramën në batuta dhe Berishën në egërsi, të dyja mundësi që ai nuk i realizon dot.
Situata politike shqiptare besoi te Basha se do ishte frymëzues i ndërrimit real të elitave politike, fillimisht te partia e tij, por që ai nuk mundi dot, prej disa faktorëve, mbi të gjitha fajit të vet. Pak muaj më parë e teproi në zgjedhjet e bazës, bëri gati zgjedhje fiktive dhe ngriti seksione që nuk ekzistojnë. Dhe, kjo e bën PD-në që të mos adresojë dot një kauzë deri në fund, por thjesht t?u bashkangjitet lëvizjeve të Shoqërisë Civile, që në disa raste kjo e fundit e ka shmangur hapur dhe me neveri. Me pak fjalë, në këtë udhë, ku dominojnë vetëm sloganet nga SHQUP-i, po humbet kauza e rindërtimit të PD-së.
? Shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur përgjatë historisë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Disa me turp. Disa sepse iu erdhi dhe iu vjen dita?, ka thënë kohë më parë Basha në përvjetorin e Partisë e tij, por pa e kuptuar se ai është me sa duket lideri që po e zhyt në humbje dhe gati në zhdukje një formacion që ka shkruar historinë e vërtetë të demokracisë shqiptare. Pyetja që mbetet është vetëm një: A do të mundë dot PD-ja të ringrihet? Përgjigjia është e thjeshtë: Jo, me të, kurrsesi jo. (G.Sh)
Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk është prit...
Një histori tronditëse si ajo e masakrimit të biznesmenit li...
Policia e Vlorës arrestoi B. S, 28 vjeç, banues në Sarandë. ...
Në kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane ...
Propozuesi i ligjit për importin e mbetjeve Eduart Shalsi ka...
Një prej hartuesve të ligjit për importin e mbetjeve Besnik ...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ligjin e importit të...
Kryeministri Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së sër...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 74 vjeçar, i cili ish...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes nj...
Të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para selisë s...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka shumë për të bërë në ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të rris...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare...
Ajo vajza bukuroshe që qëllonte me pistolete në Dibër, ajo q...
Gomerët rrezikojnë të zhduken në Afrikë. Kjo për shkak të kë...
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ndryshe nga sa pritej ...
Sot pritet të miratohet në asamblenë e PS-së kodi i etikës. ...
Nuk është fjala për për personazhet e Orwellit, qe ka të bëj...
Policia e Korçës bën të ditur se sot në lagjen nr 4, në Korç...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...