Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Nga Enver BYTYCI
Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, zotit Bujar Nishani! I nderuar dhe respektuar Shkëlqesia Juaj, zoti President, Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju, më lejoni të ndaj shqetësimin tim intelektual dhe qytetar për një akt të paprecedentë sa i përket menaxhimit të sektorëve strategjikë të Shqipërisë. Kaskada e Drinit në veri të vendit prodhon mbi 80 përqind të nevojave energjitike të Shqipërisë. Por prodhimi i energjisë elektrike të këtyre hidrocentraleve i është dhënë për menaxhim një kompanie të Republikës së Serbisë, përkatësisht asaj ETF. Qeveria shqiptare, ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri si dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, me këtë vendim kanë shkelur dokumentin strategjik për sigurinë kombëtare, për disa arësye:
1. Serbia historikisht ka dëshmuar një sjellje antishqiptare, armiqësore dhe madje në shekullin e kaluar ka ndërmarrë disa herë aksione ushtarake kundër territorit të Shqipërisë. Gjatë fushatave ushtarake dhe në kohë të vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, ajo ka asgjësuar, sipas studimeve serioze, më shumë se 120 mijë shqiptarë dhe ka shpërngulur nga trojet e veta më shumë se 1 milion e 500 mijë të tjerë. Konflikti i fundit të shekullit të kaluar midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë shkaktoi afërsisht të njëjtin numër të viktimave si edhe konflikti I vjeshtës 1912, mbi 20 mijë. Në ditët e sotme politika e Serbisë nuk ka ndryshuar. Këto ditë mediat serioze gjermane njoftuan se Serbia ende nuk ka heq dorë nga projekti i saj i ?Serbisë së Madhe?. Përkrahja e referendumit në Republikën Srpska në Bosnjë të ditës së nesërme, më 25 shtator, referendum i cili na sjell në vëmendje fillimin e luftës në Bosnjë më 1992 është njëra nga dëshmitë e qëndrimit destruktiv të Serbisë. Por nuk ka nevojë të shkojmë në Bosnjë. Veriu i Kosovës është ende i pushtuar nga paramilitarët e ministrisë së Brendshme të Serbisë. Serbët e Kosovës janë ende të manipuluar nga Beogradi. Pavarësia e Kosovës ende nuk po njihet nga Serbia dhe qeveria e saj. Parlamenti dhe institucionet e Kosovës ende nuk funksionojnë me efektshmëri, sepse disa vendime të rëndësishme i bllokon politika e Beogradit.
2. Serbia dhe serbët jaën po aq nacionalistë sa edhe ç?kanë qenë më parë. Ata po thirren gjithnjë e më shumë në nacionalizmin e tyre për ?Serbinë e Madhe? me mbështetjen totale të Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin. Ky fakt e bën shumë serioz pozicionin e Serbisë në rajon dhe shton shanset për riaktivizimin e saj jo vetëm kundër pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, por edhe kundër Shqipërisë dhe interesave të saj strategjike. Serbia është ende në dilemën ?midis Perendimit dhe Lindjes? dhe ka dalë kundër politikave të BE-së dhe SHBA-ve sa I përket sanksioneve kundër Rusisë. Serbia e ndihmon politikën e Kremlinit të tipit të Ukrainës në Ballkan.
3. Eshtë e vërtetë se Serbia është përcaktuar për integrim në Bashkimin Europian. Por zyrtarisht është kundër integrimit në NATO. Sa kohë që kundërshton idenë e përfshirjes në NATO nuk mund të ketë asnjë garanci se Serbia ka heq dorë nga ambicjet e saj nacionaliste antishqiptare. Ndërkohë ju bëj me dije se shumica e udhëheqësve politikë dhe deputetëve serbë janë gjithashtu kundër integrimit në BE, nëse kjo kushtëzohet me njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e Beogradit. Ne i shohim çdo ditë përpjekjet e Beogradit për ta penguar integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në ato euro-atlantike.
4. Qeveria shqiptare dhe institucionet e vendit tonë duhet të saktësojnë në qëndrimet e tyre se sjellja armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës është qëndrim armiqësor edhe me Shqipërinë. Nuk mundet që Shqipëria ta trajtojë Beogradin dhe Serbinë si mike të saj, ndërkohë që në Kosovë ajo ndjek një politikë bllokimi, mosnjohjeje dhe destruktive në politikat e brendshme. Kryeministri serb, Vuçiç, rikonfirmoi në fjalën e tij të para dy ditëve në OKB, se Serbia i përmbahet të njëjtave qëndrimeve si të paraardhësve të tij, filluar me Vladan Gjorgjeviç e Pashiç e deri te Milosheviç, sa i përket sjelljet me shqiptarët, kur u mor me akuzën e përfshirjes së tyre në organizatën terroriste ISIS, në vend që të merrej me çeshtjet e brendshme të vendit të tij. Për këto si dhe arësye të tjera, ju kërkoj zoti President që të shqyrtoni nga pikëpamja e sigurisë kombëtare vendimin e qeverisë shqiptare për t?i dhënë kompanisë serbe ETF menaxhimin e energjisë elektrike të kaskadës së lumit Drin. Kërkoj që me autoritetin që Ju jep ligji dhe kushtetuta të merrni një vendim të prerë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare – anulimin e këtij vendimi dhe tërheqjen e vëmendjes për ekzekutivin shqiptar, që të mos përsërisë historinë tragjike të viteve 1945-1948.
Mos harrojmë se ambicjet e Beogradit për daljen në Adriatik dhe shënuar kufirin e Serbisë përgjatë lumit Drin janë pjesa më e dukshme e platformës nacionaliste të punuar dhe ripunuar gjatë gjithë historisë së re të saj prej mesit të shekullit të XIX e deri në fund të shekullit XX. Më i fundmi ishte memorandum i vitit 1986 i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe deklarata e Sinodit të Kishës së Shenjtë Serbe e vitit 2003. Edhe nëse Serbia do të përcaktohet për integrim në BE e NATO, sa kohë që ajo nuk është bërë pjesë e këtyre organizatave, nuk mund të fitojë statusin e vendit joarmiqësor me Shqipërinë. Sa kohë që Serbia nuk do t?i njohë dhe nuk do të kërkojë ndjesë për krimet makabre kundër shqiptarëve gjatë më shumë se një shekulli e sidomos më 1998-1999, aq kohë ajo nuk mund të përfitojë statusin e vendit mik për Shqipërinë. Sa kohë që Serbia nuk do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, aq kohë ajo duhet parë jo vetëm me spekticizëm, por duhet ndaluar në trajtimin e saj si vend konkurues në administrimin e sektorëve strategjikë të Shqipërisë. Nuk po ju drejtohem për mënyrën jo transparente dhe shkeljet e ligjit të konkurimit sa i përket përzgjedhjes së kompanisë serbe për adriministrimin e sektorit energjitik të kaskadës së Drinit, sepse këto janë çeshtje të gjyqësoorit, opinionit, për pasojë edhe tuajat si President, por jo në kompetencën tuaj për zgjidhje! Duke ju falenderuar për mirëkuptimin Zoti
President, Dr. Enver Bytyçi Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Pedagog në Universitetin ?Aleksandër Moisiu?, Durrës. Tirane, 24.09.2016
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit në Dibër, përveç debati...
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, mendon se anki...
Pas vendimit të Partisë Demokratike për të ankimuar në Kusht...
Interneti tashmë është bërë një nga mjetet më të fuqishme të...
Në listën e vendeve me inovacion më të zhvilluar në botë, Sl...
Partia Demokratike denoncon vrasjet me motiv drogën. Në një ...
Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policis...
Megjithëse Koço Kokëdhima, ka deklaruar në emisionin Oktapod...
“Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” për adresimin e përbash...
Balerina e njohur Klaudia Pepa e cila prej kohësh jeton në I...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
Shtetasia gjermane A.T. 23 vjeçe ka bërë kallëzim në Komisar...
Kryeministri Edi Rama, garantoi një hapje të sigurtë të Part...
Ne nje postim ne rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Beris...
Në krye të jurisë së edicionit të 11-të i Festivalit të Film...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë...
Plehrat shqiptare bëjnë xhiron e botës. Kjo është e reja më ...
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bën...
Ditën e djeshme, në lagjen nr 1 në Pogradec, duke kryer matj...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...