Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Në mes të viteve shtatëdhjetë Pablo Escobar nisi të ndërtojë në Kolumbi infrastrukturën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Për këtë qëllim ai bleu aeroplanë të vegjël, ndërtoi pista ilegale fluturimi, si dhe depot e drogës pranë tyre. Në atë kohë, në Kolumbi, ekzistenca e karteleve të drogës që kryenin veprimtari të tillë quhej teori konspiracioni, domethënë perceptim paranojak i realitetit, duke parë gjëra joekzistuese.
Kur ndodhte që ndonjë aeroplan binte pranë një piste të tillë, Policia dhe Prokuroria kolumbiane thoshin se nuk bëhej fjalë për trafik droge pasi nuk gjendej drogë. Ligjet kolumbiane në atë kohë ishin të tilla që dënonin kultivimin, shpërndarjen, transportin e drogës, pra kërkohej që patjetër të gjendeshin sasi droge përtej masës së përdorimit vetiak, që të kishte vepër penale. Kështu që ndërtimi dhe vënia në funksionim e infrastrukturës për të kryer trafikun ndërkombëtar të drogës nuk quhej krim, në mungesë së gjetjes së drogës. Nëse Policia nuk e gjente drogën në vendngjarje, për të nuk kishte trafik droge. Por Policia vonohej për të shkuar në vendngjarje aq sa trafikantët ta fshihnin edhe drogën që kishte mbetur në vendngjarje. Nëse Policia do të bënte një kontroll në zonën përreth pistës, me siguri do të gjente sasi të mëdha droge që prisnin për t? u transportuar, por nuk e bënte këtë, ose e bënte në shtirje të plotë.
Sepse kishte një konspiracion mes shtetit kolumbian, karteleve të dogës dhe SHBA, që të tolerohej kultivimi dhe trafiku i drogës që të ardhurat e tij të përdoreshin për të siguruar narkostabilitetin gjeopolitik në Amerikën Latine që rrezikohej seriozisht nga subversioni komunist. Ambasada amerikane në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, në ndërkohë ishte e angazhuar ?seriozisht? për të kryer një reformë ligjore në vend dhe nuk i shikonte aeroplanët dhe ?aeroportet? e drogës. Reforma e quajtur Statuti i Sigurisë u miratua në 1978 dhe përmbante ligje kundër rrezikut komunist zbatimi i të cilëve solli instalimin e një shteti policor në vend, në funksion të të cilit ishin gjykatësit dhe prokurorët. Por kartelet e drogës nuk u prekën aspak nga kjo reformë sepse ata tashmë ishin pjesë e sistemit institucional të vendit. Komunistët reaguan duke hyrë dhe ata në biznisin e drogës dhe duke krijuar narkoshtetin e tyre brenda kufijve të Kolumbisë. Kështu që, si dhuratë të parë të Doktrinës së Narkostabilitetit, Kolumbia mori luftën civile që vazhdoi rreth 40 vite.
Vetëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, SHBA i dha fund mbështetjes për kartelet e drogës dhe i kërkoi shtetit kolumbian që të niste t? i luftonte seriozisht ata. Vetë Presidenti amerikan, Bush i Vjetri iu dërgoi një kumt publik drejtuesve të karteleve në 1989: ?Rregullat e lojës kanë ndryshuar!?
SHBA dhe shteti kolumbian nisën luftën seriozisht kundër karteleve të drogës. Por kartelet që ishin fuqizuar shumë nuk pranuan të dorëzohen dhe nisën luftën kundër shtetit. Shteti kolumbian u gjend kështu befasisht mes çekanit dhe kudhrës, si i thonë fjalës, pra mes karteleve të drogës dhe narkoguerriljeve komuniste. Kjo luftë vazhdon deri në ditët e sotme. Ndërsa kartelet e drogës mbeten ende shumë të fuqishme në vend, shumica e kolumbianëve mendojnë se shpallja e përfundimit të luftës civile nga shteti, është një iluzion.
Gjithsesi, me politikën e re të ?ndryshimit të rregullave të lojës? në Kolumbi u miratuan ligje që dënonin si krim të rëndë organizimin e infrastrukturës për trafikun e drogës. Një dispozitë e ngjashme ekziston edhe në Kodin Penal të Shqipërisë. Ështe neni 284/a që parashikon si vepër penale ?Organizimin, drejtimin dhe financimin e organizatave kriminale me qëllim kultivimin,prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve.? Ky nen është shtuar në Kodin Penal pikërisht për të dënuar organizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së trafikut të drogës, që në përgatitje, para se të nisë trafiku i drogës, ose në mungesë të kapjes së sasive të drogës, gjë që dënohet në dispozita të tjera penale. Neni 284/a dënon QËLLIMIN për të cilin është krijuar organizata kriminale, dhe ndërtimin prej saj të infrastrukturës së trafikut të drogës, për këtë qëllim, pavarësisht nëse ka nisur ta trafikojë drogën.
Në rastin e aeroplanit italian që u ul në Ishëm kishte mjaftueshëm të dhëna që piloti të procedohej sipas nenit 284/a të Kodit Penal dhe të niste një hetim sipas këtij neni. Sepse piloti bëri pohime të tilla nga të cilat doli se ai ishte pjesë e një organizate kriminale me qëllim organizimin e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia e Shtetit tregoi një mosdashje kriminale për të kryer detyrën duke kontrolluar në zonën pranë pistës ilegale për uljen e aeroplanëve, ku gjendeshin me siguri depot e drogës që do të transportohej në Itali. Dhe bëhet fjalë për qindra e qindra ton cannabis sativa, jo për sasi të vogla. Se pista nuk ndërtohet për sasi të vogla. Policia e Shtetit nuk ka arrestuar as ata që kishin ndërtuar pistën, ndonëse janë të identifikueshëm, pasi toka kishte pronarë, të cilët e kishin dhënë me qera. Nëse e kanë dhënë vërtet, sepse për këtë duhet të ketë kontratë noteriale qeraje.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare në çështjen e Ishmit kanë vepruar sipas jurisprudencës kolumbiane të viteve shtatëdhjetë, domethënë që meqënëse nuk u gjet drogë nuk ka trafik droge, pavarësisht se piloti pohoi se kishte ardhur për këtë qëllim. Prokuroria, megjithë pohimet e pilotit e procedoi penalisht atë vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Policia e Shtetit, duke u pajtuar plotësisht me Prokurorinë, nuk bëri asnjë përpjekje për të ushtruar kontroll në zonën e gjerë përreth pistës ilegale, që të gjente depot e drogës.
Sjellja e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me rastin e uljes së aeroplanit në Ishëm, tregon se ekziston një konspiracion kriminal mes shtetit dhe karteleve të drogës që janë më tepër se një, ndryshe nga ç? thotë opozita. Ky konspiracion kriminal ka bekimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, për arsye të ngjashme me ato që SHBA e bëri këtë në Kolumbi 40 vite më parë.
Kolumbia ka 40 vite që nuk po shpëton dot nga e keqja e madhe që i futi Perandoria. Shumë gjak është derdhur në Kolumbi në këta 40 vite. Shqipëria sapo ka hyrë në këtë epokë. 40 vite më vonë, në 2056, do të bëhet statistika e kësaj epoke dhe ajo do të jetë shumë e përgjakshme përveç të këqijave të tjera.
Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ku është bashkëpunu...
Sot ne mengjes, rastesisht duke kaluar, prane gazetashitesit...
Organi i hetimit ka depozituar sot në gjykatë dosjen për çës...
Hillary Clinton është kandidatja e cila përfaqëson zyrtarish...
1 ton marijuanë është sekuestruar në Brindizi të Italisë. Go...
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kom...
Banorët e fshatit Kallm i Vogël në Fier janë bërë të njohur ...
Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar të...
Avokati i pilotit italian të avionit që ra në Ishëm, Aleksda...
Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar problem në disa aks...
Gjykata e Strasburgut vazhdon t’i japë të drejtë pronarëve d...
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, bën përgjegjëse Minis...
Dje ne mbremje në zonën e plazhit Bunec, Himarë ka ndodhur n...
Jeta juaj ne çift do jete me e mire se ndonjëherë tjetër. Do...
Jave shume e këndshme do jete kjo për gjithë te dashuruarit....
Policia nepermjet nje njoftimi per mediat jep versionin zyrt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar per humbjes te jete...
Nje tjeter i arrestuar nga policia ka humbur jeten sot ne me...
Sot, 41 vjetorin e bete me te bukur dhe me interesant ju miq...
Një 54-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë në QSUT pasi vuan...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...