VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlament
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Votimet për dumën ruse të dielën (18.09) nuk sjellin ndonjë risi. Partia ?Rusia e Bashkuar? e ka të sigurtë mazhorancën. Sistemi i zgjedhjeve për partitë që garojnë njihet nga historia gjermane, mendon Ingo Mannteufel.
Që tani është e qartë: Kur të mbyllen qendrat e votimit në Rusi të dielën, ditën e zgjedhjeve parlamentare, nuk ka për të ndryshuar politikisht asgjë. Politikën ruse nuk e përcakton duma, parlamenti rus, por Kremlini, pra presidenti Vladimir Putin dhe administrata e fuqishme presidenciale. Kjo situatë është e paraparë edhe në kushtetutën ruse, që i jep ekzekutivit kompetenca të gjera. E që nga koha e zgjedhjes së Vladimir Putinit para 16 vitesh, duma ka humbur rregullisht autonominë e saj. Kritikët në Rusi e tallin parlamentin si ?printerin? që vetëm printon ligjet e dëshiruara nga Kremlini.
Risitë në kodin zgjedhor vetëm e fshehin dominancën e partisë në pushtet
Instrumenti qendror për Kremlinin në dumën shtetërore është partia e favorizuar nga të gjitha palët, si nga media edhe administrata, ?Rusia e Bashkuar?, që drejtohet nga i besuari i Putinit dhe kryeministri Dmitri Medvedev. Nuk ka asnjë dyshim se kjo parti edhe pas zgjedhjeve do të ketë mazhorancën e thellë në dumën ruse, edhe pse sondazhet e para të dielën nuk do ta theksojnë këtë dominancë.
Arsyeja për këtë është një risi në kodin zgjedhor: Nga të 450 vendet në dumën ruse, 225 do të shpërndahen përmes listës së partive sipas sistemit përfaqësues të votave. Sondazhet të dielën japin informacione vetëm për këto lista. Vendet e tjera jepen për kandidatët që përmes qarqeve zgjedhore do të hyjnë në parlament përmes parimit të zgjedhjes me shumicë. Përfaqësues të partisë në pushtet apo nga mjedisi përreth Putinit, si ?Fronti Popullor? do të dalin si fitues. Po ashtu është e sigurtë, që shumica e deputetëve nga këto qarqe zgjedhore do t’i bashkangjiten fraksionit ?Rusia e Bashkuar?. E me këtë kjo parti paraqet grupin parlamentar më të fuqishëm në dumën ruse.
Parti blloku si dikur në RDGj, Republikën Demokratike Gjermane
Të mos harrojmë se tre partitë e tjera të dumës, Partia Komuniste e Federatës Ruse, LDPR e populistit të djathtë, Vladimir Shirinovksi dhe Partia për Rusinë e Drejtë janë pjesë e sistemit sundues të Putinit. Nga këndvështrimi gjerman ato të kujtojnë ish-Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ. Nga jashtë ato të krijojnë përshtypjen e pluralizmit, por faktikisht ato kontrollohen nga Kremlini. Prandaj është e vështirë të flasësh për zgjedhje të vërteta, të ndershme e të lira në Rusi. Por ndryshe nga viti 2011, nuk vihet re një atmosferë proteste. Raprezaljet e forta kundër opozitarëve në vitet e fundit i kanë detyruar shumë kritikë të largohen në emigracion, apo kanë nxitur apatinë politike.
Fushatë zgjedhore e përgjumur
Një fushatë zgjedhore e qetë e pa përmbajtje synon të përgjumë e jo të entuziazmojë votuesit. Politika e agresionit me ngjyra patriotike kundër Ukrainës si edhe konfrontimi medial i fuqishëm me Perëndimin e kanë dhënë efektin e vet: Në shoqërinë ruse dominon një përzierje e shovinizmit, ndjenjës së kërcënimit dhe mosinteresimit politik, e për këtë arsye nuk pritet as pjesëmarrje e lartë në votime.
Një aspekt interesant megjithatë ekziston: Në votime janë lejuar edhe dy parti kritike ndaj Kremlinit: ?Jabloko? dhe ?Parnas?. Më shumë se 3% e votave do të bëjë që ato të marin fondet shtetërore për financimin e fushatës zgjedhore. E me më shumë se 5%, këto dy parti mund të futen në parlament. Një fakt që nuk duhet mbivlerësuar. Sepse pavarësisht se si shpërndahen vendet në dumën ruse, Kremlini e ka të mbërthyer fort në dorë të gjithë politikën në Rusi.
Po qarkullojne ide mandje edhe prononcime deputetesh per Met...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka kareaguar ashper ndaj kryeinist...
Nga Altin GOXHAJKur vizitova si sot para 10 vjetesh Universi...
Pas nje sere ndershkembimesh te deklaratave mes Liderit te O...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste, z. Ilir Meta zhvilloi një ta...
Prefekti i Korçës Ardit Konomi, duket të jetë më i vecanti i...
Zv/ Kryeministri Niko Peleshi ka inspektuar ndertimin e rrug...
Gjithnjë e më tepër po diskutohet emri i zgjedhjes së ardhsh...
Biri i Pukës, koordinatori i shoqatës së miqësisë “Shqipëri-...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ne nje reagim te tij shkruan se ...
Rasti tragjik i nene se ndjere qe humbi jeten ne maternitet ...
Një dëshmi e rrallë për një ngjarje botërore Edhe pas afro 6...
E lexova me kujdes deklaraten e zotit Tahiri qe ishte ne vra...
Bashkimi Europian synon të forcojë ndikimin e tij në rajonin...
Kryetari i Kuvendit dhe LSI-së sot ka dhënë një prononcim të...
Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur nga një s...
Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha në një mesazh në...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri përmes një statusi në rrj...
Formalizimi në bujqësi dhe mbështetja e tij me subvencione n...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...