Nga Mero Baze/ LSI, si e vetmja rrugë…për PD !
Nga mënyra se si po krekosen me këtë zbulim, duket sikur dua...
Bashkimi Europian nuk i mban premtimet e bëra në kuadër të marrëveshjes për refugjatët, shprehet presidenti Erdogan në intervistë për ARD-n. Komisioni Evropian reagon duke i hedhur poshtë pretendimet e Erdoganit.
“Ne i qëndrojmë premtimit të bërë. Por a i kanë mbajtur europianët premtimet e tyre?”, pyet kreu i shtetit turk në intervistë eksluzive me televizionin e parë gjerman, ARD. BE nuk e ka respektuar ujdinë e bërë për mbështetjen financiare të 3 milionë refugjatëve sirianë. “Tre miliardë euro janë premtuar”, theksoi presidenti turk, por deri më tani kanë ardhur vetëm shuma simbolike. Presidenti turk bëri fjalë për 1 deri në dy milionë euro. “Krerët europianë janë të shtirur”, tha Erdogan.
Reagimi i Komisionit Europian
Komisioni Europian i pyetur për këtë e hedh poshtë akuzën e presidentit Erdogan. Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas thotë se “kjo nuk është e vërtetë” dhe se “BE i përmbush detyrimet e saj nga marrëveshjet e bëra me Turqinë, kjo përfshin edhe ndihmën për refugjatët. Kush pretendon diçka tjetër, nuk ka të drejtë.”
Sipas të dhënave të Komisionit Europian janë premtuar 740 milionë euro për projekte konkrete të ndihmës ndaj refugjatëve. Me organizatat private dhe Kombet e Bashkuara janë mbyllur marrëveshje për një shumë 150 milionë euro. Realisht janë paguar, sipas KE-së, 105 milionë euro deri në fund të qershorit. “Këto fonde janë për refugjatët dhe komunat që pranojnë refugjatë. Paratë nuk janë parashikuar për shtetin turk”, ka thënë zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas. Deri në fund të korrikut do të premtohen edhe 1,4 miliardë euro për projekte të caktuara, njoftoi Shinas. Por deri sa fondet të mbërrijnë në destinacion, kalon kohë, pranoi zëdhënësi i KE-së. Në Bruksel nuk ka mirëkuptim për kritikën e përgjithësuar të presidentit turk. Dhënia e mjeteve bëhet me një komision kontrolli, ku merr pjesë edhe Turqia. Këtu nuk kemi dëgjuar kritika, thotë KE.
Pakt i diskutueshëm
Marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë parashikon që Turqia të pranojë të gjithë refugjatët e ardhur në ishujt grekë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil. Si shpërblim BE do të merrte për çdo refugjat të pranuar nga Turqia, një refugjat sirian në mënyrë legale. Nga ana tjetër BE premtoi ndihma financiare për furnizimin e refugjatëve në Turqi.
Por që prej dështimit të puçit ushtarak në Turqi është ndezur debati, nëse marrëveshja për refugjatët duhet të qëndrojë ende në fuqi. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar marrëveshjen që në fillim.
“Fjalën e ka populli”
Erdogan mbrojti në intervistë me ARD-n qëndrimin e ashpër kundrejt kundërshtarëve politikë. Ai e la të hapur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tre muajsh. “Po qe se gjendja është normalizuar, nuk kemi nevojë për tre muaj të tjerë”, tha kreu i shtetit turk.
I pyetur për rivendosjen e dënimit me vdekje, Erdogan iu referua vullnetit të popullit. “Nëse jemi në një shtet ligjor demokratik, atëherë fjalën e ka populli. Dhe çfarë thotë populli sot? Ata duan që të rivendoset dënimi me vdekje”, tha Erdogan. Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin kishte deklaruar më parë se ai e sheh ekzekutimin e puçistëve si një “dënim të drejtë”. BE ka paralajmëruar se rivendosja e dënimit me vdekje do të thoshte ndërprerje e bisedimeve të anëtarësimit BE-Turqi./DW
Nga mënyra se si po krekosen me këtë zbulim, duket sikur dua...
Ndodhia e krijimit të Euros është vërtet e jashtëzakons...
Një fans i vogël rezulton të jetë fansi më i madh i MR Bean....
Michele Obama ka mbajtur një fjalim emocionues në konventën ...
Gazetari Gjergj Zefi ka sulmuar kolegun e tij gazetar, Çim P...
Organizata Botërore Meteorologjike ka deklaruar se një tempe...
Një kamion me 31 emigrantë klandestinë, me destinacion kufir...
Ministria e Transporteve tha sot se e ka vendosur tarifen e ...
Kryeparlametari Ilir Meta ka qenë i ftuari i Zërit të Amerik...
Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shf...
Nga Eduart NdocajShqipëria ka shansin më të mirë të largohet...
Shefi i DGSI (Direction Generale de la Securite Interieure),...
Një denoncim i shpërndarë në faqen e Nismës Thurje tregon rr...
Vetëm disa minuta pas intervistës së Kryeparlamentarit Ilir ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh...
Gjashtë turistë janë goditur ditën e sotme nga rrufeja në Di...
Administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren”, Anjeza Sh...
Donika mbërrin herët në mëngjes në shëtitoren në bregdet, ku...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të jenë dëgjuar në S...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...