Foto dite/ "Dashuri" ndërkombëtare për Drejtësinë Shqiptare
Kjo foto është shkrepur menjëherë pasi parlamenti miratoi me...
Miratimi i reformës në drejtësi në orët e para të mëngjesit të sotëm me konsensusin më të gjerë politik, veç faktit të zgjatjes së procesit për rreth 20 muaj, ka qenë kryefjalë e pothuajse çdo zyrtari të nivelit më të lartë në vizitat e kryera në Shqipëri.
Megjithë apelet e vazhdueshme, kërkesat dhe presionet, palët politike në Shqipëri nuk ndryshuan shumë nga herët e tjera të arritjes së konsensusit, duke e realizuar atë në sekondën e fundit.
Për gjithë situatën secila nga palët politike drejtonte gishtin tek pala tjetër, ndërsa Ambasadorët e SHBA dhe BE-së në Tiranë, vështirë se do të mund të harrojnë për disa kohë takimet dhe ecejaket e tyre në trekëndëshin Kryeministri-Kryesia e Kuvendit-PD, ku përpiqeshin të bindnin palët që të dakordësoheshin.
Në 8 Korrik të 2015, pra pak më shumë se 1 vit më parë, Kancelarja gjermane Angela Merkel, kërkoi nga Shqipëria plotësimin e të gjitha kushteve në procesin e integrimit, ku Drejtësia konsiderohej më e rëndësishmja.
I njëjti mesazh do t?i jepej Tiranës zyrtare dhe forcave politike në vend edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës të zhvilluar në kryeqytetin shqiptar. Më 14 shkurt, Kerry shprehu optimizmin për miratimin e reformës në drejtësi, duke shtuar se vendi duhej të ecte të drejtimin e duhur.
Pas apelit të Merkel dhe Kerry, ishte rradha e Brukselit për ti drejtuar politikës shqiptare mesazhet për miratimin e reformës në drejtësi.
Federica Mogherini kërkoi miratimin pa vonesa të reformës, ndërsa gjatë vizitës zyrtare në Tiranë apeloi për arritjen e konsensusit me palëve. Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin, do ti kërkonte politikës shqiptare një reform pa kushte, e cila do të garantonte një drejtësi të pavarur dhe vendosjen e shtetit ligjor.
Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knuet Fleckenstein erdhën me një mision të posaçëm në Tiranë për të ulur palët në arritjen e marrëveshjes mbi draftin e reformës në drejtësi.
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Ambasadorja Victoria Nuland nuk u mjaftua vetëm me apelet politike, por në vizitën e saj në Tiranë, më 10 Korrik, i dha politikës shqiptare edhe një draft hibrid, mbi të cilin u arrit edhe konsensusi dhe dakordësia për draftin final të miratuar në Kuvend mbi reformën në drejtësi. /citynews/
Kjo foto është shkrepur menjëherë pasi parlamenti miratoi me...
Hap të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë e ka konsideruar...
Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, shprehet se mos ...
Kuvendi miratoi me konsensusin e 140 deputetëve draftin e nd...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur ...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas...
Ministria e Transporteve ka shpallur fituesin e konçensioni...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin...
Kuvendi miratoi me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve ...
Policia kufitare ka arrestuar një shtetase 41-vjeçare pasi u...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi shprehet optimist për rezultate...
Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që ditën e hënë administr...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahuti...
Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm me 140 ...
Deputeti Ben Blushi ka komentuar miratimin e Reformës në Dre...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentu...
Mos u trembni, nuk ka ndërruar mendje opozita sërish. Proble...
A ju kujtohen deklaratat e para të liderëve politikë të bëra...
Makina e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Skende...
Pas një viti të gjatë të mbushur me takime, negociata, eceja...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...