web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet Rama-Meta/Kryeministri gjen negociator Hashim Thacin

10 Korrik 2016, 10:38, Aktualitet CNA

Përplasjet me partnerin e tij kryesor në qeverisje, Ilir Metën, duket se kanë detyruar Kryeministrin Edi Rama të bëjë çdo lëvizje për të sheshuar mosmarrëveshjet.

Së fundmi, duket se Rama ka future në lojë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dje me një automjet privat ka vizituar Gjirin e Lalzit, ku mësohet se ka drekuar në vilën e Ilir Metës.

Nuk dihet nëse Presidenti i Kosovës ka arritur të bindë Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, por ajo që mund të interpretohet është fakti se Kryeministri Edi Rama po bën çdo lëvizje për të shtensionuar raportet me kreun e LSI-së dhe për të mos prishur aleancën me të.

Presidenti i Kosovës njihet si mik i përbashkët i Metës dhe Ramës, por burimet jo-zyrtare, shprehen se vizita e tij e djeshme në Lalz me automjetin e një biznesmeni shqiptar, është kërkuar nga Kreu i Qeverisë.

Tashmë do të shihet lëvizja e rradhës e Metës apo nëse Thaçi ka arritur të bindë Kryetarin e Kuvendit, që edhe në rast të zgjedhjeve të parakohshme, LSI të qëndrojë në një koalicion me PS-në. /citynews/

 





Lajmet e fundit nga