Shtëpia ku do të banojë familja Obama
Kur Presidenti Barack Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë...
Duhet të jesh budalla ta besosh! Duhet të jesh naiv të bësh pyetjen si ndodhi dhe duhet të jesh i trashë që të mos e kuptosh se vjedhja e parave në aeroportin e Rinasit, nuk është as grabitje me dhunë, as një vjedhje nga ato që ndodhin rëndom, por fare thjeshtë, dorëzim me mirëkuptim të një shume jo të vogël. Një shumë ku palët nuk po tregohen transparente dhe ku shifra reale, po zvogëlohet me herë. Duke tentuar kështu të minimalizohet edhe skandali.
Pyetja e parë shkon përtej vjedhjes dhe ka lidhje me sigurinë. Që prej 24 orësh, pas ngjarjeve të Stambollit, aeroporti i Tiranës ishte vendosur në masa sigurie të shtuara. Policë dhe forca speciale u shfaqën në TV duke bërë kontrolle dhe duke vonuar pasagjerët, ndërkohë që ?hajdutët? nuk i shqetësoi askush. Imagjino, hajdutët hynë deri në pistë, pa i ndaluar askush dhe pa i shqetësuar njeri.
Nëse ata do kishin pasur objektiv jo lekët, por aktet e terrorit ata mund të bënin ç?të donin. Mund të merrnin peng një apo më shumë avionë; mund të hidhnin në erë një a dy prej tyre, madje mund të merrnin peng edhe vetë kryeministrin bashkë me delegacionin e tij sikur të ndodhej atë moment aty.
Pra, masat kundër terror, nuk patën asnjë vlerë, madje e nxorën gjithë planin e tyre në një situatë komike. Në këtë rast, ose gjithë struktura ishte e paaftë, ose ajo e dinte që ata që do hynin aty ishin thjeshtë hajdutë dhe nuk kishin punë me terrorizmin. Pra do merrnin atë që ju ishte caktuar të merrnin dhe do iknin. Kjo duhet hetuar seriozisht sepse realisht, kërcënon thellë sigurinë e vendit. Një vend që nuk mund të ruajë dot pistën e aeroportit qëndror, s?mund të jetë i aftë t?ju garantojë siguri qytetarëve të tij.
E dyta, të gjitha strukturat kanë falimentuar ose kanë bërë sikur kanë falimentuar. Ekipi i sigurisë privat, që shoqëronte paratë dështoi; ekipi i sigurisë së aeroportit që është gjithnjë aty, nuk pa gjë dhe dështoi; ekipet e gjithë llojeve të policisë, që nga ajo e rendit e deri tek rrugorja po ashtu dështuan. Kush e njeh atë zonë mund të qeshë me vete me shpjegimet e dhëna. Hajdutët kanë grabitur në pistë, pastaj kanë ecur disa kilometra nëpër një rrugë të ngushtë drejt Fushë Krujës. Mjaftonte një radio policie, ose një celular, që patrullat e policisë që qëndrojnë në kryqëzimin e rrugës Vorë ? Fushë Krujë, aty ku del rruga e Rinasit, të vendosnin makinën e tyre në mes të rrugës dhe asnjë automjet të mos ecte më dot.
Ndryshe nga rastet e tjera, zona rreth aeroportit është bosh dhe çdo helikopter mund të shihte me qartësi atë që ndodhte. Nuk veproi asnjë dhe hajdutët ikën, siç kanë ikur rëndom në këtë 18 muajt e fundit. Me disa miliona euro me vetë dhe me një tallje dhe përqeshje të shtetit që ditën që kishte marrë masat për një siguri maksimale, nuk ?ruajti? dot as tre veta. Që hynë, e vodhën dhe pastaj ikën.
Natyrisht që paratë e vjedhura i paguan kompania ndërkombëtare e sigurimit, por ato i gëzon me siguri ndonjë prej njerëzve, ose njerëzit që zyrtarisht kanë qenë të ngarkuar për t?i mbrojtur. Asnjë shpjegim tjeter nuk mund të ketë një histori e përsëritur, ku shqiptarët përveçse i vjedhin, duan t?i bindin që janë edhe budallenj për të besuar versionin e ?grabitjes me dhunë?!/opinion
Kur Presidenti Barack Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë...
Raimond Cani është mësues në shkollën 9 – vjeçare të fshatit...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një urim për bes...
Pas dy rasteve të para të grabitjeve të parave të bankave, p...
“Autorët e grabitjes kanë pasur informacion. Ka punonjës të ...
Këto foto tronditëse tregojnë se si Michael Jackson i ka kal...
“Dashuria” e qeverisë duket të jetë e pafundme për bunkerët ...
Në Nëntor të vitit 2014 u ftova nga Libraria e Kongresit Ame...
Policia e Malësisë së Madhe ka bërë të mundur arrestimin në ...
Grabitja spektakolare e ndodhur mesditën e djeshme ka trondi...
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të fund...
Ministria e Kulturës falë ngritjes së sistemit dhe metodolog...
Qëllimi i publikuar i Ministrisë së Brendshme të Austrisë: q...
Faqja në Facebook “Lolita” ka sulmuar median e Carlo Bolinos...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për përballimin ...
Një ligjvënëse që reagon e para kur nuk i pëlqen një lajm, n...
Viktima Karafil Rapushaj ishte në pyll bashkë me djalin për...
Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh q...
Banka. Security, Aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kure...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...