Obama paralajmëron për rreziqet e izolimit
Në fjalimin e tij të fundit për të diplomuarit e Akademisë s...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur një sërë marrëveshjesh të rëndësishme në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe kosovare. Në fjalën e tij Ahmetaj u shpreh se është rënë dakord që Dogana e portit të Durrësit shumë shpejt të kthehet në një doganë të përbashkët edhe për tregun Kosovar.
Fjala e plotë e ministrit Arben Ahmetaj
Memorandumi i Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, në këndvështrimin tim përbën një dokument të rëndësishëm mbi bazën e të cilit u hartua Plani I veprimit për zbatimin, i cili përfshin domosdoshmërisht fusha të rëndësishme si :
Lufta kundër ekonomisë informale; Organizimi i njësive të përbashkëta hetimore dhe Qendrës së përbashkët të trajnimeve.
Marrëveshja e Bashkëpunimit ndermjet autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative dhe hetimeve tatimore dhe doganore, rregullon bashkëpunimin në fushën e hetimeve penale dhe administrative mes institucioneve të fushës së tatimeve dhe doganave të autoriteteve të të dy vendeve. Ajo harmonizon dhe çështjen e këmbimit të informacionit mes dy palëve, me qëllim pasurimin e proceseve hetimore, si dhe rrritjen e kapaciteteve të hetimit në të dy krahët.
Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së përbashkët të trajnimeve ? ka si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve fiskale të Shqipërisë e Kosoves dhe shkëmbimin e përvojave të të dy anëve të kufirit.
Harmonizimi i çmimeve referente të transportit rregullon përfshirjen e shpenzimeve të transportit rrugor, hekurudhor, detar, ajror në vlerën doganore të mallrave të importuara dhe krijohet mundësi më e madhe e aplikimit të vlerës së transaksionit dhe deklarimit të këtyre shpenzimeve përmes akteve dokumentare, përbën një hap përpara dhe në qartësimin e atyre procedurave të cilat kanë qenë deri më atëherë, të paqarta.
Janë njehsuar 20 certifikata midis AKU dhe AUV të Republikës së Kosovës.
Një element shumë i rëndësishëm për te përshpejtuar tranzitin doganor. Ka përfunduar dakordësimi i çmimeve të references për produktet fruta-perime, kanë përfunduar procedurat për terminalin e përbashkët doganor, një hap tejet i rëndësishëm për lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve , si dhe integrimi së fundmi i asigudës duke bërë të mundur tranzitin e shumëkërkuar të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Ndërkohë Krijimi i kanalit të gjelbër për eksport/ importin e produkteve sezonale/ bujqësore. Ministria e Financave shqiptare ka nxjerrë dy udhëzime: i pari për zhdoganimin tek subjekti grumbullues për produkte bujqësore dhe blegtorale drejtpërsëdrejti, dhe i dyti, ofrimi i shërbimeve të agjensive doganore 24 orë gjatë 7 ditëve të javës për eksport- importin e produkteve bujqësore kryesisht me Kosovën.
Këto janë pak nga ato shumë arsye pse sot tregjet tona janë shumë afër me njëri ?tjetrin dhe volumi tregtare ka kaluar tek 200 mln euro, ndërkohë që Kosova është kthyer në një nga partnerët tanë kryesorë në tregti.
Probleme kemi disa për të zgjidhur, që do të bëjnë një hap akoma më të rëndësishëm në totalin e tyre dhe unifikimit të tregjeve.
Është rishikimi i tarifave në terminale, që është një çështje e mbartur besoj. Bizneset shqiptare paguajnë tarifën e terminaleve doganore akoma rreth 40 Euro. Në takimin e disa ditëve më parë me ministrin Hoti, ne kemi rënë dakord ta shqyrtojmë këtë çështje nga ana kosovare, ndërkohë që bizneset Kosovare paguajnë koston e skanimit rreth 22 Euro.
Ndërkohë po punohet për eleminimin e kontrolleve të dyfishta nga AKU dhe AUV, të cilat i bëjnë bizneset e të dy anëve, të harxhojën diku më shumë se një orë, në normalitet, në kufi.
Kemi rënë dakord që ta kthejmë Doganën e portit të Durrësit shumë shpejt , në një doganë të përbashkët edhe për tregun Kosovar. Nepermjet ketij hapi dhe tranzitit te perbashket, do të bëjmë realitet pikërisht atë që kufiri i Morinës për entitetet, subjektet kosovare në aspektin doganor të mos ekzistojë fare, pra të bëjnë zhopganimin direkt në Durrës dhe të përfundojnë mallrat direkt në tregun kosovar.
E fundit është rritja e përdorimit të shkëmbimit elektronik për të përshpejtuar transaksionet tregtare dhe identifikimi i shfrytëzimit të mundësive për një përdorim më të gjerë të tyre, qe do të bëjë të mundur gjithashtu që administratat të tërhiqen nga vizibiliteti dhe të shërbejnë përtej mureve nëpërmjet platformave elektronike.
Në fjalimin e tij të fundit për të diplomuarit e Akademisë s...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leona...
Ish-Kryemnistri Sali Berisha ka deklaruar se Kryeministri Ed...
Në bazë të informacioneve operative, Policia ka zbuluar dhe ...
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Eu...
Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka rrëfyer disa detaje lidhur...
“Problemi i vërtetë është tek obeziteti informativ, që po pë...
Ka arritur në mbi 30 numri i personave të helmuar prej ushqi...
Pak momente më parë u zbulua mashtrimi që Elvis Rroshi bëri ...
Elvis Rroshi ka deklaruar ditën e sotme se është tërhequr ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë këtë foto, duke ...
Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka analizuar televizionin Kl...
Pas llafeve lart dhe poshte neper rrjetet sociale, se nje mi...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka shpr...
Sot ne mbremje Arian Galdini ka deklaruar ne Faqen e tij ne ...
Pas shumë informacionesh kontradiktore, të enjten prokurori ...
Video skandali ka gjase te jete beteje e kryeministrit te ju...
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar lidh...
Ndonëse mund të duket e çuditshme, politika shqiptare njohu ...
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka marrë pjesë dit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...