SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nga Ivana Dervishi / Çadrat e kampistëve kanë mbirë në një fushë të gjelbër në të hyrë të qytetit të Përmetit, ku një grup miks prej rreth 50 aventurierësh shqiptarë dhe të huaj po përkunden rreth flakëve të zjarrit nën tingujt e muzikës ?regaton?.
Ahmet Berzani, një 26-vjeçar energjik lëviz nga njëri grup në tjetrin, duke u ofruar turistëve përshëndetje dhe birrë të freskët. Nga marsi në nëntor, Berzani punon si guidë- një arsye që e mban të lidhur pas qytetit të tij të lindjes, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij që me zor presin të largohen.
?Përmeti ka shumë për t?u ofruar turistëve. Ne po përpiqemi të fusim në listë edhe aktivitetet e turizmit sportiv, si ecja nëpër shtigje, rafting apo ngjitjen në shkëmbinjve?, thotë ai.
Grupi i turistëve është mbledhur në Përmet në kuadër të festivalit të dytë të Climbing në Shqipëri-një risi për vendasit dhe një formë ende e paeksploruar e turizmit të zonës. Ideja për turizmin aventurier në Përmet lindi tre vjet më parë, kur Berzani dhe gjashtë miq të tij kërkuan ndihmën e alpinistëve me eksperiencë për t?u ofruar turistëve një guidë të ngjitjes përgjatë Vjosës.
Berzani beson se aktivitete të tilla janë një leksion i mirë për të rinjtë e zonës.
?Po përpiqemi të bindim shokët se turizmi është shpresa e vetme e punësimit për ta dhe jemi të sigurt se sapo të njihen me përfitimet? ata do të përfshihen,? thotë Berzani me krenari.
Vitin e shkuar, të paktën 8000 vizitorë të huaj vizituan zonën dhe qëndruan në hotelet e Përmetit. Këtë vit, sezoni turistik është hapur më herët se zakonisht. Turistët e parë kanë mbërritur në fund të shkurtit dhe pritet që të fundit të largohen në fillim të nëntorit.
Gjatë një fundjave të nxehtë të fundmajit, dhjetëra pushues kanë kapërcyer urën e Katiut për t?u zhytur në vaskat e burimeve sulfurore, por sportisti i ngjitjes së shkëmbinjve, Scott Titt e sheh këtë vetëm si njërën prej mundësive që ofron kanioni i Lengaricës.
Kurioziteti i Titt për vendin e vogël të Ballkanit dhe shkëmbinjtë e tij u ngjall prej herës së parë që dëgjoi rreth festivalit të climbing në Shqipëri. Ai mbërriti në Shqipëri në tetor 2015 dhe vizitoi pikat kryesore të ngjitjes së shkëmbinjve.
Në maj 2016, ai u rikthye bashkë me vëllanë e tij, Jim dhe me ganxha të shtrenjta që në Shqipëri nuk mund të sigurohen, për të hapur itinerare të reja.
?Përmeti është vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing, të gjitha këto aktivitete të një familjeje aktive,? tha anglezi Scott Titt për BIRN.
?Ngjitja e një shkëmbi është një eksperiencë fantastike që të sjell shumë kënaqësi dhe unë desha t?i dhuroja amatorëve në Shqipëri mundësinë të njiheshin me këtë sport në vendin e tyre,? tha Scott, i cili në Përmet ka hapur itineraret e Gurit të Qytetit dhe të Petranit, bashkë me Rock Tirana Climbing Gym.
Grupi i të pasionuarve të ngjitjes së shkëmbinjve në kanionet e Lengaricës. 28 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pasi kanë kapërcyer gurët e mëdhenj të lumit Vjosë dhe kanë ndjerë vrullin e rrymës së ftohtë të lumit deri mbi gjunjë, grupi i aventurierëve fillon kacavjerrjen në faqet shkëmbore vertikale të kanionit të Lengaricës, që arrijnë deri në 30 metra.
Në kanion, anglishtja është gjuha që i bashkon të gjitha kombësitë, ndonëse vështirësitë e ngjitjes shoqërohen me ankesa në gjuhët amëtarë të grupit të turistëve.
Elion Çikopano, një nga organizatorët e festivalit të dytë të climbing dhe 11 persona të tjerë të komunitetit të pasionuar pas këtij sporti, po ndihmojnë pjesëmarrësit të jenë sa më të sigurt. Ai thotë se ndërthurja e turizmit kulturor me atë sportiv dhe historik janë aset i çmuar i Përmetit-një vend ideal sipas tij për festivalin e këtij viti.
?Kombinimi i itinerareve të lehtë dhe të vështirë e bëjë Përmetin vendin ideal për festivalin e këtij viti, pasi ne po synojmë të tërheqim sa më shumë të interesuar nga të gjitha nivelet,? tha Çikopano për BIRN.
Kanioni i Lengaricës në Përmet. 28 maj 2016
Pas disa orësh luftë me forcën fizike të trupit dhe anatominë e shkëmbinjve gëlqerorë të kanionit të Lengaricës, të pasionuarit e climbing kthehen plot adrenalinë në qytetin e luleve për të konsumuar byrekun me hislla, sallatën me radhiqe apo japrakët-gatime tradicionale të zonës.
Jessica Rightmyer nga Shtetet e Bashkuara po shijon një vakt përmetar, e kënaqur nga mikpritja e banorëve të zonës. Ajo i është rikthyer ngjitjes së shkëmbinjve pas një lëndimi në vendin e saj, ndërkohë që thotë se në Shqipëri e sollën kërkimet në Google për Ballkanin dhe Climbing.
?Ajo ç?ka e bën eksperiencën e ngjitjes së shkëmbinjve në Shqipëri shumë të veçantë është pasioni me të cilin aplikohet sepse këtu ky është një sport i ri. Në vendet e tjera climbing është zbuluar prej vitesh dhe e ka humbur ndjesinë e kënaqësisë për t?u kthyer në një sfidë?, tha Rightmyer për BIRN.
Jessica mendon se sporti i Climbing të ndihmon të lidhesh me vendasit përmes ndarjes së pasionit të përbashkët, sikurse të mundëson matjen e muskujve me meshkujt. ?Mendoj se kjo do të ishte një eksperiencë shumë përfituese për shoqërinë disi patriarkale të Shqipërisë,? thotë Rightmyer, duke falënderuar në shqip për vaktin e shijshëm.
Irma Tako, kryesuese e vullnetarëve të Slow Food Përmet, e lidhur me CESVI
Irma Tako, kryesuese e vullnetarëve të Slow Food Përmet, e lidhur me CESVI, një organizatë në mbrojtje të produkteve tradicionale, bimëve dhe farave të zonës mendon se ushqimi është një nga trashëgimitë më me vlerë, për të cilin ia vlen të ndërmarrësh një udhëtim më vete drejt Përmetit.
?Ne po shëtisim derë më derë për të folur me gjyshet e çdo shtëpie, për të mbledhur sekretet e recetave tradicionale që t?i regjistrojmë ato në arkivin online për brezat e ardhshëm,? tha ajo për BIRN.
?Glikoja është produkti përmetar i mbrojtur ndërkombëtarisht të cilin turistët e preferojnë më tepër, por ne kemi krijuar lidhjen ProPërmet me 37 biznese për të siguruar që turistët të provojnë të gjitha eksperiencat e qytetit, që nga gatimi e deri te fjetja dhe vizitat në pikat më tërheqëse?, shton Tako.
Pas një dite të gjatë dhe argëtuese në kanionet e Lengaricës dhe në Petran, anglezi Scott Titt bëhet gati t?i bëjë një foto njërës prej urave mbi Vjosë, por trishtohet nga ajo që sheh në ujë. Ai mendon gjithashtu se Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë, në mënyrë që të tërheqë një numër të madh turistësh.
?Këto plehra që pluskojnë në Vjosë janë ato që të trishtojnë, pasi ke kaluar një ditë të mrekullueshme me bukuritë natyrore të Shqipërisë. Duhen gjithashtu edhe shumë investime në infrastrukturë për të lëvizur sa më lirshëm në destinacionet tërheqëse,? përfundon ai. (BIRN)
Ura kryesore e qytetit të Përmetit. 29 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
18 shqiptarë janë futur në Britaninë e Madhe tre ditë më par...
Në media flitet edhe për të paktën tre kryebashkiakë të tjer...
Dhjetëra aktivistë të Departamentit të Mjedisit dhe të rinj ...
Qeveria austriake ka paralajmëruar miratimin e ligjit i cili...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka ironizu...
Po bëhen 7 muaj nga dita kur citynews komunikoi me zyrtarë t...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta uroi sot të ...
Në një postim të tij përmes rrjetit social Facebook, preside...
Specialistët e Komisariati të Policisë Nr. 1 në Tiranë , kan...
Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, Partia Agrare A...
Lëvizja Rinore për Integrim organizoi Konventën Kombëtare Z...
Në bazë të një hetimi dy-javor të Prokurorisë së Shkodër, so...
Prokurori i Lezhës, Gjergj Rudi, është pezulluar nga detyra ...
Prokuroria ka nisur hetimet për kryebashkiakun e dorëhequr t...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ...
Gati 90% e treguesve të matur në indeksin e Dhomës Amerikanë...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Mëçiza”, ku si ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po m...
40 vjet më parë, Presidenti Nikson, vendosi të takojë Mao Ce...
Një jaht i pa zakontë ka vizituar këto ditë ujrat shqiptare ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...