Ja ku filloi kriza e martesës së Johnny Depp me Amber Heard
Sipas një burimi për Daily Mail, martesa e Johnny Depp me Am...
Nëse valët e para të vapës verore ju sfilisin, ja cilat janë ushqimet që ju rrikthejnë energjitë, duke qenë më dinamikë e më të shkathët se më parë. Dhe nuk mbaron këtu, sepse do të keni shumë surpriza?
Portokallet e kuq super antioksidantë
Ekzistojnë disa lloj ushqimesh, që shërbejnë për të rikuperuar energji, pa patur frikën e shëndoshjes. Portokallet e kuqe siçiliane, furnizojnë trupin e njeriut me ujë dhe minerale, tejet të domosdoshme për prodhimin e energjisë (magnezit) dhe funksionimin e muskujve dhe nervave (kaliumi), me një sasi kalorish të papërfillshme (40 kalori/100 g).
Ato janë një laborator kimik në miniatur, falë përmbajtjes së pasur me vitaminën C (50 mg) dhe antocianinat, molekula të veçanta të cilave i detyrohet ngjyra e kuqe e segmenteve që mbrojnë kundër sëmundjeve dhe akumulimit të yndyrës trupore:Antocianinat reduktojë faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, ulin presionin arterial, koleksterolin e ?keq?, kufizojnë inflamacionet dhe rritin elasticitetin e enëve të gjakut?-shton Çinsia Ferraris, dietiste nga Pavia dhe bashkë-autore e blogut dietista-online.it.
Manaferrat, energjia që vjen nga Tibeti
Me origjinë nga Tibeti, ato kanë një fuqi të lartë energjitike dhe ngopëse. Janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar:100 gramë manaferra të thata përmbajnë 50 miligram kalium, 14 g proteina dhe 5 g fibra, vitaminë C, hekur, selen, zink. Doza e rekomanduar:15 gram në ditë, natyrale apo të thata, duke i shtuar kos ose drithëra.
Banania, mbretëresha e muskujve
Një banane përmban një sasi të jashtëzakonshme të sheqerit dhe kaliumit, minerale thelbësore për funksionimin e duhur të nervave dhe muskujve:në mungesë të kaliumit, muskujt dhembin dhe janë të dobët. Është një ushqim shumë i mirë për të frenuar oreksin, për shkak të efektit të saj ngopës. Banania ka veti antidepresante, për shkak të prezencës të aminoacidit triptofanit që trupi e shndërron në serotoninë, hormonin e humorit të mirë. Përveç kësaj, kaliumi nxit përqëndrimin, vëmendjen dhe kujtesën.
Brokoli, shumë proteina dhe vitaminë C
Një filxhan brokoli, siguron të njëjtat proteina të një filxhani misër apo oriz, por me më pak se një e tretën e kalorive (vetëm 24/100 g). Brokoli, ashtu si anëtarët e tjerë të familjes së lakrës, përmban të njëjtën sasi të vitaminës C si portokalli, siguron sasi të mëdha të kaliumit, hekurit dhe kalciumit, dhe janë të pajisura me veti të spikatura mbrojtëse kundër sëmundjeve kancerogjene. Gjithashtu ndikojnë në reduktimin e stresit, dhe kanë një fuqi të madhe
ngopëse falë përmbajtjes së fibrave.
Drithërat integrale, kur pjesa më e mirë është lëvorja
Drithërat janë një burim i mirë i sheqernave komplekse me çlirim të ngadaltë, dmth ato ushqyese nga të cilat marrim glukozën, bazën e energjisë tonë. Zgjidhni vetë mes grurit, elbit, orizit dhe thekrës; e rëndësishme është të jenë integrale! Në fakt gjatë rafinimit, eleminohen ushqyesit themelorë:vitaminat, mineralet (kalciumi, fosfori, magnezi), proteinat, fibra dhe yndyrnat ?e mira?. Përfitimet nga drithërat integrale rrjedhin nga substancat që përmbahen brendësi të drithit: fenolet, vitaminat dhe mineralet. Të konsumuara në mëngjes, ato na ngopin për një kohë të gjatë dhe ofrojnë të gjithë elementët energjike që ju duhen.
Çokollatë? megjithatë e shkrirë?
Ajo përftohet nga përzierja e kakaos, sheqerit dhe qumështit. Është shumë energjike në sajë të pranisë së teobrominës, një molekulë psikoaktive e ngjashme me kafeinën. Përveç kësaj, ul presionin e gjakut, rregullon nivelin e kolesterolit, përmirëson elasticitetin e enëve dhe rrjedhshmërinë e gjakut. Duke pasur parasysh fuqinë e lartë energjike, rekomandohet të konsumohen një ose dy copa të vogla në ditë, veçanërisht për sportistët. Konsumi i rregullt i 30-40 gr në ditë, ekuivalente me dy copa, ka një efekt mbrojtës ndaj zemrës dhe arterieve, por çokollata duhet të jetë e shkrirë të paktën në masën 70 përqind; qumështi ka vetitë e keqe të kapjes së molekulave mbrojtëse, duke i bërë ato të paefektshme.
Shafrani i Indisë, i përsosur për parandalimin e kancerit
Vetitë e tij të mahnitshme anti-kancer janë të mirënjohura, me më shumë se 400 studime shkencore që e konfirmojnë këtë, por shafrani i Indisë është një dhuratë nga perëndia kundër një listë të gjatë sëmundjesh: neurodegjenerative, kardiovaskulare, inflamatore, diabetit, artriteve reumatoide.
Kohët e fundit, u zbulua se ai gjithashtu ka një efekt antidepresant dhe energjik. Mjaftojnë vetëm disa lugë në ditë për t?u shpërndarë në enë apo në centrifuga. Shafrani, përbërësi aktiv, ka një veprim antinfiamator, përmirëson sasinë e sheqerit në gjak tek diabetikët dhe prodhon kolesterolin e ?mirë? në kurriz atij të ?keq?. Shoqërojeni me piperin e zi, pasi përforcon veprimin e tij.
Me frutat e pyllit nuk plakesh kurrë
Me një racion luleshtrydhesh prej 150 gr, mbulohet kërkesa e përditshme për vitaminën C, e cila stimulon sistemin imunitar, lehtëson thithjen e hekurit, dhe ndërhyn në sintezën e disa neurotransmetuesve, dhe në fund të fundit furnizon me energji të re. Boronica, rrushi pa fara, mjedra dhe manaferrat, janë ndërkohë edhe një burim i pasur i kaliumit (thelbësor për prodhimin e energjisë së aktivitetit muskular), antocianinës dhe tanininës, të gjitha molekula kundër plakjes dhe kancerit.
?Luleshtrydhet përmbajnë një sasi të bollshme të fizetinës, një flavonoid që ka veti anti-kancer, dhe që duket se mbron neuronet nga efektet e ishemisë, demencës dhe humbjes së kujtesës. Është vërejtur se konsumimi i përditshëm i luleshtrydhes gjatë periudhës së pjekjes, dmth nga maji deri në korrik, çon në një ulje të qëndrueshme të gjendjes inflamatore.
Frutat e thata, omega 3 edhe pa konsumuar peshk
Mjafton një grusht arra, lajthi, fistikë, bajame, kikirikë apo arra pishe për t?u ndjerë më mirë, fizikisht dhe mendërisht. Për shkak të përmbajtjes së vitaminave, omega 3 dhe yndyrnave të mira (8 arra do të përmbushnin kërkesën mesatare ditore), minerale dhe polifenole, janë shtesa të vërteta natyrore. Megjithatë kujdes, mos e veproni, pasi ato janë bomba të vogla kalorike; racioni maksimal ditor deri në 30 g, është i barabartë me:8 arra, 25 bajame, 32 lajthi, 54 fistikë? për të mos u konsumuar të gjitha së bashku!
Farat që përmbajnë vaj i bëjnë mirë prostatës
Rekomandohen të konsumohen sa për të thyer urinë, duke ia shtuar në mëngjes muslisë ose si një piper për sallatrat dhe pjatat e tjera të para, për shkak të fuqisë së tyre të lartë të ngopjes. Një lugë gjelle me fara jep 1.7 gr omega 3, yndyrna të mira që i bëjnë mirë zemrës, duke mbuluar edhe nevojat e përditshme. Farat e susamit kanë kalcumit, ato të kërpit proteina, farat e kungullit përmbajnë proteina, minerale dhe pak fibra. Mos e harroni asnjëherë:ulin kolesterolin e keq dhe lehtësojnë simptomat e një prostate të zmadhuar.
Guarana, energjia që vjen nga Amazona
Kjo bimë me origjinë nga pyjet e Amazonës në Brasil, ka veti të mëdha energjike të ngjashme me ato të kafes, zbut urinë, vepron në sistemin nervor dhe është efektive në përmirësimin e përqëndrimit, kujtesës dhe reagimit. Që prej momentit kur përbërësit e tij absorbohen më ngadalë se sa kafeina, është më efektiv për një kohë të gjatë sesa kjo e fundit. Mos e teproni:ashtu si kafeja, mund t?iu shkaktojë ankth dhe çrregullime të gjumit.
Bishtajat me makaronat, janë si një biftek
Qiqrat, fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe soja janë një vakt i mirë ushqimor. Burime të proteinave bimore, duhen përfshirë në dietën tuaj ushqimore 3-4 herë në javë, mundësisht të shoqëruara me makarona ose oriz. Në fakt, kombinimi proteina-drithëra, mundëson marrjen e një sërë aminoacidesh, të krahasueshme me ato me origjinë shtazore.
Molla, sheqeri për përdorim të menjëhershëm
Një mollë e konsumuar para një stërvitje, mund të sigurojë dozën e duhur të sheqerit të gatshëm për t?u përdorur. Molla përmban dy komponentët themelorë:kuercetina dhe antocianina, me vetitë të shquara mbi shëndetin. Këshilloheni që mollët t?i konsumoni me lekurë, për të marrë një dozë të mirë fibrash, të domosdoshme për të rregulluar florën e zorrëve.
Mjaltë për të rimarrë energji pas aktiviteteve sportive
Mjalti rrit rezistencën fizike, ndaj dhe është i përshtatshëm për rikuperimin e energjive pas aktiviteteve sportive. I holluar me ujë dhe limon, dhe i konsumuar para dhe pas ushtrimeve fizike, ai ndihmon në ritifimin e energjive të humbura. Përveç kësaj, një lugë çaji mjaltë përmirëson përqëndrimin, ndihmon tretjen dhe ngadalëson plakjen në sajë të polifenoleve që luftojnë radikalet e lira, molekulat që sulmojnë indet.
Speci djegës, ideal për djegien e yndyrnave dhe kurë kundër dhimbjes
Është një burim i madh energjie, shumë i dobishëm në rastet e dobësisë fizike. Ajo që ?ndez? gojën është kapsaicina, një substancë që është një djegëse e shkëlqyer e yndyrnave. Speci djegës ka efekt anti-bakterial, dhe kapsaicina heq dhimbjen e kokës në rastin e migrenës. Ai është anti-inflamator, kundër ftohjes, ndihmon në zhbllokimin e hundëve, tretjes dhe parandalon çrregullimet në zorrë.
Kuinoa, ushqimi për astronautët
Për shkak të proteinave të saj, bollëkut në minerale, fibra dhe vitamina, NASA e ka përfshirë në dietën ideale të astronautëve. I konsideruar si një superushqim i vërtetë, Kuinoa, një pseudoçereal, ka një përmbajtje të lartë proteinash me cilësi të mirë (14 g/100 g) dhe është e pasur me aminoacide thelbësore:ka dyfishin e lisinës në krahasim me drithërat e tjera. Së bashku me bishtajoret, është një zëvendësuese e shkëlqyer e mishit.
Bari Mate: më pak uri, me shumë kthjelltësi
Kjo bimë me origjinë nga Amerika e Jugut e pasur me polifenole, minerale (kalcium, hekur, fosfor) dhe vitamina (C dhe B1), konsumohet në formën e çajit, dhe është përdorur si një energjizant në sport dhe tek dietat e dobësimit, pasi është një frenues i fuqishëm i oreksit. Ajo përmban mateina, e ngjashme me kafeinën, por është më e ngadaltë me çliriminnë trup, ndërsa nxit vëmendjen. Në çdo filxhan me ujë, hidhni një lugë të plotë kuzhine plot me gjethet e bimës Mate.
Xhinxheri zhduk migrenën
Provojeni të freskët, të bashkuar me portokall të kuq dhe mollë:do t?iu japë shumë energji dhe stabilizon stomakun! Xhingeri, i njohur për vetitë e tij kundër të vjellave, është gjithashtu një anti-inflamator i fuqishëm. I pasur me vitaminën C, xhinxheri është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Ai stimulon funksionimin e trurit, ndihmon në luftën kundër migrenës, dhe është një zëvendësues në trajtimin e sëmundjeve që shkaktohen nga ftohja. Në kuzhinë, mund të përdoret i kombinuar me mishin dhe peshkun, dhe i aromatizuar me salcëra të ndryshme. /bota.al
Sipas një burimi për Daily Mail, martesa e Johnny Depp me Am...
Joga nuk është një ushtrim që vetëm të përmirëson gjëndjen s...
Mamaja e fëmijëve të Johnny Depp, Vanessa Paradis, ka hedhur...
Shumica e maceve i lënë fëmijët t’i trajtojnë ato si të veça...
Shumë nerëz pretendojnë se jeta reale nuk është si në përral...
Vera është koha perfekte për të luajtur me fëmijët jashtë dy...
Kafshët tona shtëpiake, shpesh e gjejnë veten në një rrugë p...
Nick Jonas është pyetur miliona herë mbi marrëdhënien me Mi...
Zac Efron dhe Vanessa Hudgens janë kthyer sërish baskë! Epo,...
Sot do merrni vendime te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift t...
Në vitin 2015, një studim ka demaskuar Facebook-un, duke thë...
Margaret Manning, është autorja e revistës online ‘’Syxty an...
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka pësuar një aksident ditën e so...
Rebelja Paris Jackson, vajza e të ndjerit Michael Jackson, k...
Dashuria e saj nuk kushton asgjë, por rezidenca e saj e re, ...
Këngëtari Justin Bieber postoi një foto porvokuese ditën e d...
Ky qen ‘’husky’’, bën një deklaratë dashurie për pronarët e ...
Selena Gomez zhvilloi koncerin e saj në Montreal ditën e enj...
Nuk është sekret që qentë ka kanë qenë gjithnjë simbol i bes...
Jeta pa macet do të ishte një mankth, sepse do të ishte pa g...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...