Berisha: Rama nuk kursen as të vdekurit për leverdi politike!
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se shefi i qeverisë b...
Kanë kaluar 30 vjet nga katastrofa më e madhe bërthamore në botë dhe uzina e Çernobilit është ende aty si shenjë e së kaluarës. Qyteti Pripyat, i themeluar në vitin 1970, i cili u ndërtua për punëtorët e uzinës bërthamore aty pranë ishte dikur model i idealit sovjetik, ndërsa tani është një qytet fantazmë.
Të 50 mijë njerëzit që jetonin dikur në Pripyat u evakuuan me shpejtësi pas shpërthimit në uzinën bërthamore të Çernobilit 4 kilometra më larg. Në orët e para të 26 prillit 1986, shpërtheu reaktori numër 4 i centralit bërthamor.
“Kur shpërtheu centrali bërthamor, kudo në fusha shihje ambulanca. Ne duhej të punonim në arë dhe, megjithëse na thanë të mos punonim, ne vazhduam. Unë isha brigadiere dhe ne shkuam në çdo fushë për të matur rrezatimin. Por ishte e kotë, sepse ne nuk dinim si të mbroheshim dhe ç?të bënim.?
Pas shpërthimit të reaktorit 4, reaktorët e tjerë u mbyllën njëri pas tjetrit dhe që nga viti 2000, ky kompleks nuk ka prodhuar më asnjë vat energji.
Sot, pas 30 vjetësh, të vetmit njerëz këtu janë grupet turistike që vijnë për të parë shkatërrimin.
Pas fatkeqësisë, autoritetet përcaktuan një zonë prej 2 mijë e 600 kilometrash katrore rreth uzinës, ku nuk mund të banonte njeri.
Por disa qindra njerëz që ishin evakuuar, tani janë kthyer. Ata ndjejnë lidhje shpirtërore me shtëpitë dhe nuk shqetësohen shumë për pasojat e rrezatimit.
Nadezhda Ivanchenko, e cila banon në fshatin Starovichi, ka humbur njërin prej djemve nga kanceri i stomakut në moshën 29 vjeçare. Nipi i saj Rostyslav Kiriyak, vuan nga aritmia. 68-vjeçarja Ivanchenko e kujton kështu shpërthimin:
“Kur doli dielli, na u duk sikur dikush kishte shpërndarë si me fshesë një pluhur të bardhë në ajër. Pastaj pamë shumë makina të kalonin këtu. Ne nuk ndienim asgjë sepse nuk kishim parë asgjë. Fëmijët e mi ishin të vegjël në atë kohë. Por kjo është arsyeja që sot ka fëmijë të sëmurë.?
Pas shpërthimit të reaktorit 4, rreth 600 mijë njerëz u thirrën për të bërë likuidimin e pasojave. Tani, pas 30 vjetësh, pjesa tyre që kanë mbetur gjallë vuajnë nga probleme të shumta shëndetësore dhe vetëm 5 përqind e tyre mund të quhen të shëndetshëm, sipas ministrisë ukrainase të Shëndetësisë.
Megjithatë, përmasat e asaj që ndodhi në vitin 1986 në Çernobil, ende nuk dihen plotësisht. Në vitin 2005, nga një raport i përgatitur nën kujdesin e Agjencisë Bërthamore Ndërkombëtare, del se nga këta 600 mijë njerëz që u angazhuan në atë kohë për likuidimin e pasojave, mendohet se kanë vdekur rreth 4 mijë nga probleme që lidhen me rrezatimin.
Vetëm disa qindra metra larg uzinës, dhjetëra punëtorë po ndërtojnë një objekt të madh për depozitimin e mbetjeve bërthamore përreth reaktorit të shkatërruar.
Ky projekt me vlerë prej 2 miliard euro është financuar nga donatorë ndërkombëtarë dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Kjo strukturë do të shërbejë si një mbulesë izoluese e reaktorit 4 dhe është planifikuar të rezistojë 100 vjet, ndoshta disa qindra vjet. Ajo i jep një rast Ukrainës ta çmontojë plotësisht reaktorin 4.”
Kur ky objekt i ri të ketë përfunduar, ai do të sillet me shina për t?u vendosur mbi mbulesën e tanishme, e cila ka shfaqur shenja degradimi.
Procesi pritet të përfundojë në vitin 2017./VOA
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se shefi i qeverisë b...
Një fat tragjik dhe deri diku tallës, mori në 25 qershor të ...
Regjizorët shpeshherë frymëzohen nga librat dhe duke ndjekur...
Ermal Mamaqi ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Ram...
Vladimir Skënderi, njëri nga 3 gjyqtarët për të cilët Prokur...
Si erdhi në Tiranë “provinciali” nga Tepelena drejt e në kr...
Ish-Ministri i Brendshëm, njëherazi deputeti demokrat Flamur...
Teorikisht, reforma në drejtësi duhej të ishte ura që bashko...
Kjo zyre u inagurua sot pasdite nga vete Kryeministri ne per...
“Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe p...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Sekretari i Përgjithshëm në PD, njëherazi deputeti demokrat ...
Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptar...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar ditën e ...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e Byrosë pë...
Organi i akuzës ka nisur hetimin e llogarive bankare të Emil...
Dështimi i takimit të parashikuar të mbahej në Vjenë mes eur...
Të enjten e 21 prillit 2016, ajo shpërndau një status në Fac...
I keni parasysh ato filmat apo librat me mistere? Një mesazh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...