web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për Mesilën, Partinë dhe Çakejtë

27 Shtator 2015, 12:00, Aktualitet CNA

*Elvi FUNDO

Deputetja demokrate Mesila Doda u largua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, shkroi një letër të gjatë ku sqaronte disa gjëra. Në fund kemi një dhjetoriste më pak në grupin e PD-së, dhe çdo justifikim tjetër ska vlerë. Janë shtuar syresh shumë social-komunistë dhe ikin dhjetoristë në PD, emrat më poshtë, dhe pikërisht ky është problem i parë.

Unë hyj tek njerzit që mendojnë se mandati i përket partisë me këtë formë që ju kanë dhënë partitë zgjedhjeve. Kjo për faktin se mandate tashmë i përket kryetarit dhe preferencave të tij rradhitëse dhe ky është problem i dytë, që ne kemi një sistem ku drejton uni i kryetarit, humori dhe shijet e tij, dhe ndoshta për këtë kryetarët duhet të marin dhe kostot. Të zgjedhin si duhet dhe të sillen si duhet, kjo vështirë të ndodhë për shumë kohë.

Në rastin e Mesilës zgjedhja ishte e duhura, sjellja e PD, Bashës dhe disa çakejve të oborrit nuk është aspak dinjitoze, për më tepër fyese dhe denigruese. Të largosh Mesilën nga Grupi i PD se qëndroi të votonte kundër Tom Doshit është po aq kriminale politikisht, sa të mbrosh Kastriot Islamin se nuk është social-komunist dhe ska lidhje me kafkat, apo të thuash Ilir Meta është simboli i ndershmërisë.

Historia e Mesilës është përballë Islamit, në detajin e kafkave të vitit 1991, ndoshta tani profesori nuk është me tjetër mendim, por PD nuk ka luks të humbasë dhjetoristë dhe të fitojë social komunistë qoftë ky edhe profesor dhe anti-Rama më i çmendur në dynja.

Ku ti gjej rrënjët e tua parti?

Ikja e Mesilës është plagë për PD-në, jo se nuk shërohet, por nuk duhet të hapen. Dhe historia fillon e flet duke qëndruar tek krahasimi, po kujtoj pak vetëm këtë fjali nga Ismail Kadare: Ku ti gjej rrënjët e tua parti? Jo ajo që trashëgoi Edi Rama, por kjo e dhjetorit që vërtet sot ka mjaft problem.

Kësaj pyetje me disa argumenta do ta kishte të vështirë ti përgjigjej doktor Berisha, ndërsa Lulzim Basha, besoj nuk do lodhej fare, për të PD zor se ka rrënjë, por ai po funksionon me disa filiza që nuk po leshojnë rrënjë edhe pse i vadit Pollo, Çili, Fahriu, klanet e Sorosit, klientë etj.

Argumentat fillojnë që dje. Fillojnë tek Skender Gjinushi në prehrin e PD, kujtojmë Kushtetutën 1994. Më tej vazhdojmë me PR, PBK, të përndjekurit, ikje ardhje që nga 1997 e në vazhdim. Të mos harojmë Genc Pollon dhe një grup deputetësh të cilët në vitin 2001, i shkaktuan humbjen e zgjedhjeve PD-së, pa haruar dhunën dhe terrorin e Ilir Metës. (kujto PD në 2001 bashkë me PDR kanë më shumë vota se në 2005). Të dy u ridashuruan me PD-në. Pollo sa ndjeu erën e pushtet, dhe bam ministër. Meta bym në 2009.

Sot jemi 2015 dhe po të shohim grupin e PD-së dhe ndonjë që flet të duket si PS-ja e djeshme. Flet Asllan Dogjani, Kastriot Islami të dalë nga listat e PD-së. Këta janë demokratë të kulluar? Kush e haron Neritan Cekën, po Arben Imamin? Ky i dyti dhjetorit që Berisha e riktheu në gjirin e tij por vështirë se e pranojnë strukturat e PD-së, dhe këtë e di dhe vetë ai mjaft mirë. Rama po e fut me shqelma ne PD me sulmet e tij.

Mund të jenë intelektualë dhe qytetarë, por një demokrat i thjeshtë dhe idealist mund të thotë: kur doje të më thyeje kafkën isha unë, kur more tankun isha unë, kur u vra Azem Hajdari isha unë, kur u shite si Pollo në vitin 1999 përballë ndenja unë, kur ishin në prehërin e socialistëve isha unë përballë dhe kur erdhi PD në pushtet, prapë ishe ti. Një pyetje bejnë demokratët, në opozitë përballë teje, PD në pushtet unë përballë teje, prapë në opozitë mbijeton ti. Tre cikle këta në kalë dhe idealisti përballë. Ku është politika dhe morali këtu?

Po pse kërkohet morali tek largimi i Mesilës dhe nuk i vihet gishti kokës? Pse nuk flasim për shitje dhe blerje mandatesh, si në pazarin e gabit? Jo tek sheshi Avni Rustemi, sepse atje është shtrenjtë.

Largimi, nga mos përfillja, nga përjashtimi de fakto dhe përbuzja është krejt normale. Po të japësh mandate lloj-lloj individësh pa asnjë lidhje shpirtërore me PD dhe ti kërkon llogari Mesilës është paksa banale. Sepse kur përfill e mbijeton me ata të mësipërmit, zor se do mbijetojnë disa në krah tënd.

Ka ende…, mandatet e Nard Ndokës, Shpëtim Idrizit, si aleatë, atyre që krijuan grupe parlamentare brenda koalicionit, po ato mandate që ikën tek LSI, ata njerëz që futen për imazh e idealistët nuk duken gjëkundi, kush i dha?

Këto janë pak për rrënjët e partisë dhe filizat e oborit, ndoshta çakejtë që ulërijnë flasin apo pëllasin, duhet të kthejnë kokën pas. Këtu jo për të mbrojtur Mesila Dodën, por për të thënë të vërtetën me zë të lartë, për tu larguar nga rrënjët e partisë së vjetër, dhe nga diskreditimi publik, pasi vërtet jemi në limitet e banales dhe qesharakes. Se morali ka vdekur me kohë.

Për tu kthyer në shina idealesh dhe vlerash, jo në fëlliqësinë e pazareve që sot i është neveritur çdo demokrati, socialisti apo të paparti. Duhet moral jo pazar, duhet ideal jo fjalë./*citynews.al

 





Lajmet e fundit nga