web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Julian Deda, leter Elton Dedes per tekstet e kengeve

9 Shtator 2015, 16:02, Kulturë CNA

Aktori i humorit, Julian Deda i ka drejtuar nje leter publike kengetarit Elton Deda, me te cilin ndan nje mbiemer, ku i kerkon kujdes ne tekstet e kengeve. Elton Deda se fundmi, eshte perzgjedhur drejtor Artistik i festivalit ne RTSH dhe me kete rast, Juliani i hyn “mik” atij per te mos lejuar tmerre qe jane pare me heret me tekstet e kengeve. Ja letra e plote e aktorit.

“Kerkese publike drejtuar mikut tim Elton Deda.
Toni, para disa ditesh u caktove qe te jesh Drejtori Artistik i festivalit te RTSH, dhe po ate dite shkrove nje status ku e dhe kete lajm. Duhet ta pranoj se ishte lajm fantastik dhe une te uroj me shpirt suksese. Por fjalet qe me mbeten ne mendje ishin: “Nuk do jem kurre vegel e nderhyrjeve dhe miklimeve shoqerore apo monetare, sepse nuk dua te bej nje festival me preferenca miqsh. Jam skllav i perjetshem i muzikes se mire dhe te ndershme”. Duke patur parasysh persa ti ke cituar me lart, une sot do bej nje te “pabere”, do te hy mik per diçka te “vogel”. Per cilesine muzikore nuk te hy, zgjidhe vete. Per here te pare do hy mik te ti per tekstet. Tekstet e kengeve vlla. Ka vite qe kane marre tatepjeten. Ka vite qe ka vdekur poezia brenda tyre. Te lutem si mik, bej te pamunduren per te kthyer poezine brenda kengeve. Bej te pamunduren qe kenget te mos flasin vetem per seksin, dhe mbi te gjitha te kene te pakten mbi tre fjali tekst. Ne shume kenge na degjojne veshet gjithfare fjalesh pa lidhje me njera tjetren, gjysme shqip e gjysme anglisht, nganjehere edhe muhalebisht…tmerr. Mos i prano keto lloj tekstesh. Ti i ke te gjitha mundesite ta ndryshosh kete realitet artistik, se je vete artist. A mund te ndryshoje gjthçka me nje festival? Ndoshta jo, por ti mund te rivesh standartin e teksteve me nota te bukura poetike dhe me mesazhe qe godasin fort .
P.s. E di qe s’pranon te te futen mik ne punen tende (as une nuk pranoj), por kesaj radhe “shkele” betimin. Suksese “kusho”..!”, shkruan Deda.





Lajmet e fundit nga