web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arapi: Vlerat estetike 250 vjeçare të Kishës së Shën Thanasit, të mbetura në harresë

30 Korrik 2015, 19:30, Kulturë CNA

Punimet restauruese në Kishën e Shën Thanasit-Karavasta e re po vazhdojnë të kryhen nga specialistët e trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës ka publikuar disa foto gjatë restaurimit të pikturës murale dhe të tavanit të kishës Shën Thanasit. Restauratori dhe piktori Mustafa Arapi, ?zbulon? çdo ditë thesaret e pikturës murale.

“Në çdo moment të zbulimit të pikturës nga mbivënie dhe nga mbishtresa të ndryshme ndiejmë një kënaqësi për atë çka bëjmë, pasi ne jemi të parët që marrim kënaqësinë e vlerave estetike të kësaj mrekullie të mbetura prej 250 vjetësh në harresë”, pohon restauratori dhe piktori Mustafa Arapi. Punimet restauruese në këtë kishë nisën në qershor, ku në prani të banorëve dhe besimtarëve, restauratorit Mustafa Arapi, ministres Mirela Kumbaro dhe deputetit të zonës, Erion Braçe u prezantua fillimi i punimeve, të cilat do të zgjasin për 6 muaj. Projekti u hartua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe financohet nga MK, ndërsa arrin vlerën e 12 milion lekëve.





Lajmet e fundit nga