web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stuhia e rërës në Dubai, shikueshmëria vetëm 500 metra

2 Prill 2015, 13:31, Kuriozitete CNA

Një stuhi e madhe rëre ka goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, duke njollosur vijën e famshme të horizonit të kryeqytetit Dubai.
Erërat e fuqishme kanë sjellë rërën e shkretëtirës, duke reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje për banorët.

Stuhia e rërës ka sjellë ndërprerje të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dabit, duke lënë me mijëra pasagjerë të bllokuar.
Policia tha se stuhia ka shkaktuar aksidente serioze dhe parashikuesit e motit thonë se ajo mund të zgjasë disa ditë.

Edhe pse stuhi të tillë nuk janë të pazakonta në rajon, moti ekstrem ka shkaktuar tronditje tek banorët që thonë se nuk e mbajnë mend herën e fundit që kanë parë diçka të tillë.

Qendra Meteorologjike e Emirateve paralajmëroi për një shikueshmëri vetëm në 500 metra.





Lajmet e fundit nga