web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banka Botërore miraton dy projekte për Shqipërinë

28 Mars 2015, 08:59, Aktualitet CNA

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore në Washington, aprovoi të premten, dy projekte për Shqipërinë me një shumë totale prej 265.9 milionë eurosh (306.7 milionë dollarë amerikanë),  Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike prej 200 milionë eurosh (226.7 milionë dollarë amerikanë), dhe Projekti për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore bazuar në Rezultate prej 65.9 milionë eurosh (80  milionë dollarë amerikanë).

Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike

Sipas njoftimit te BB, në mbështetje të një huaje komerciale, ?Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike?, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të zhvillimit. Ky projekt mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar çështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale. Projekti mbështet gjithashtu, shlyerjen e detyrimeve dhe parandalimin e detyrimeve në të ardhmen, forcimin e proceseve të përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit, rritjen e të ardhurave, reformimin e sistemit të pensioneve dhe pakësimin e rreziqeve fiskale që rrjedhin nga sektori energjetik. Aprovimi i këtij projekti ndjek ndërmarrjen e një sërë veprimesh paraprake në këta sektorë, përfshirë menaxhimin e financave publike, reformat në pensione dhe sektorin energjetik. ?Garancia e bazuar te Politikat për Financat Publike,  për një hua komerciale mbështet reforma kryesore që janë kritike për Shqipërinë për të ruajtur hapësirën fiskale për rritje, dukë lejuar investime dhe ofrimin e shërbimeve sociale që lidhen me uljen e varfërisë?, tha Doerte Doemeland, Kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit, e cila nenvizion se  ?garancia do të reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të qeverisë dhe rreziqet, si dhe do të clirojë burime të bankave komerciale për kreditimin e sektorit privat?,  duke ju referuar njoftimit pçr shtyp të BB.





Lajmet e fundit nga