web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autostrada ruse mund të lidhë Londrën me Nju Jorkun

27 Mars 2015, 21:06, Kuriozitete CNA

Rusia ka bërë publike planet e saj ambicioze për të ndërtuar një autostradë e cila në teori do të bëjë të mundur që shoferët të nisen nga Londra e të përfundojnë në Nju Jork. Sipas The Siberian Times, kreu i Hekurudhave ruse i kerkoi qeverise te trajtoje me seriozitet këtë projekt korridorrin e parë të transportit që do të lidhë Paqësorin me Oqeanin Atlantik.

Planet janë për të ndërtuar një autostradë të shpejtësisë së lartë e cila mund të jetë rreth 20,000 km e gjatë. Përveç kësaj ndërtimi i kësaj rrugë ka për qëllim të krijojë qytete dhe vende pune në zona të pazhvilluara të Rusisë dhe Siberisë.

Rrjeti i ri mund të përdoret gjithashtu për ndërtimin e gazsjellësve si dhe infrastrukturë për furnizimin me ujë dhe energji.Propozimi shoqërohet edhe me një çmim super të lartë prej disa trilionë dollarësh.

 





Lajmet e fundit nga