web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/ Burri vret gruan, vjehrrën dhe veten

10 Mars 2015, 07:03, Aktualitet CNA

Një vrasje e trefishtë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm tek ish-shkolla e Partisë ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan, vjehrrën e tij dhe më pas edhe veten.

Ka qenë Emiljano Rustemi i cili fillimisht ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Izaura Rustemin dhe më pas edhe vjehrrën e tij Ëngjëllushe Shaqiri 65 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hëtimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani janë ende të paqarta motivit e ngjarjes së rëndë që ka tronditi kryeqytetin.





Lajmet e fundit nga