web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Mustafa nderohet me Medaljen “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë

9 Mars 2015, 17:22, Aktualitet CNA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Akademinë e Shkencave, ku është pritur nga kryetari i saj, Akademik Muzafer Korkuti.

Gjatë takimit, Akademiku Korkuti i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, Medaljen ?Nderi i Akademisë?, të akorduar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me motivacionin ?Për kontribut të spikatur shkencor e pedagogjik, për arritje të çmuara personale në ndërthurjen e vlerave të shkencës me kapacitetet administrative të drejtimit të pushtetit vendor dhe atij qendror në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror, për mbështetjen e vazhdueshme të marrëdhënieve mes akademive tona dhe më gjerë të shkencës si faktor zhvillimi e mirëqenie në Republikën e Kosovës?.

Kryeministri Isa Mustafa falënderoi përzemërsisht Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë nderim, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e shkencës, në arsim, kulturë e në fushat e tjera të jetës, ndërmjet dy vendeve.

 





13:50 Aktualitet

Uragani Jessie J

Nëse ka një këngëtare që di të ngre peshë publikun ajo është...

Lajmet e fundit nga