Lezhë/ Vodhën 250 litra naftë, arrestohen tre persona
Një grup prej tre personash është ndaluar nga policia e Lezh...
Në emisionin ?Jamais Vu? të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame.
-Foto e parë tregonte një shatërvan në një nga sheshet qendrore të Tiranës, diku pranë Kuvendit të Shqipërisë, i cili tanimë nuk ekziston. Duke interpretuar këtë foto Lame tha: ?U bë një luftë e madhe për ta hequr këtë shatërvan të Tiranës. Dhe ishte një nga ato absurdet shqiptare. Kërkonte ta hiqte Instituti i Monumenteve, një institucion që është krijuar për t?i mbrojtur këto monumente historikë. Para 3-4 vitesh ky shatërvan me histori 100 vjeçare, u hoq me motivacionin që do zgjerohej rruga. Por në fakt rruga mund të zgjerohej pa e prishur monumentin e historisë. Për shkak u bë një zhurmë e madhe dhe unë kam qenë aty për ta kundërshtuar. Ndoshta dhe për shkak të kësaj zhurme ndodhi që ashtu siç e morën dhe e sollën sërish aty. Kjo është pjesë e kujtesës 100 vjeçare të Tiranës dhe ka kaluar në disa etapa. Shatërvani krijon një ambient i bukur që e zbut njeriun, nuk e bën egërsirë. Por ajo që më bëri përshtypje më shumë në atë kohë ishte një lloj armiqësie e shqiptarëve kundër ujit dhe shatërvanëve?.
Çfarë ka mbetur historike nga Tirana? Kësaj pyetje të moderatorit të emisionit Artan Lame iu përgjigj: ?Ka shumë pak kujtesë tanimë dhe e kemi ruajtur me vështirësi. Kujtesa ka të bëjë me vendin, sepse unë e mbroj me fanatizëm një vend ku kam kujtime. Dikush që nuk ka lidhje me të nuk e ka problem. Unë e kam ndërtuar jetën në këtë qytet, në Tiranë. Nuk kam ikur asnjëherë dhe dua ta mbyll jetën këtu. Ndaj nuk shoh politikë në administrimin e këtij qyteti. Dhe kështu duhet të ndodhi në zgjedhjet lokale. Çdo qytetar ka hallin e shpirtit të vet, problemet e përditshme. Ajo që doja të thosha është pikërisht që ka ardhur koha t?i shohim zgjedhjet vendore jo thjesht politikisht, por çfarë është në gjendje të na zgjidh një kryebashkiak. Mund të themi shumë gjëra për administratën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ta kritikojmë, sidomos në mandatin e fundit, por si këto 4 vjet, stanjacion e fshatarizimi që përcolli administrata e drejtuar nga Basha nuk ka bërë vaki?.
-Më pas u transmetua pjesë nga një film amerikan të cilin moderatori i emisionit e përcolli me shprehjen: ?Mesazhi i një filmit: Premtimet janë premtime dhe nuk ka asnjë rrethanë t?i zhbëjë ato?. Duke iu referuar sentencës në fjalë Artan Lame interpretoi: ?Ky është një film amerikan dhe do t?i përgjigjem në një mënyrë amerikane. Nëse ka një president që i gënjeu amerikanët në fushatën e tretë elektorale, që nuk do t?i fuste në Luftën e Dytë Botërore, ishte Franklin Rusvelti. Amerikanët ishin kundër luftës në Evropë. Por tre muaj pasi mori mandatin e tretë Rusvelti shpalli Amerikën në Luftë. E megjithatë gjyqi i historisë nuk e dënoi Rusveltin, përkundrazi u tha që ndërhyrja e Amerikës shpëtoi qytetërimin Evropian. Lideri prandaj është lider që të shohë atje ku masat nuk shikon dot. Ndërsa këtu te ne premtimet që bëhen janë të prishura që në themel, jo gjatë rrugës. Kjo vjen nga fakti që shqiptarët nuk e lidhin veten me shtetin. E shohin si tifozllëk politik. Shqiptarët i zgjidhin hallet me njëri-tjetrin dhe nuk mbështeten te institucionet?.
Ndërhyrjes së moderatorit të emisionit, nëse ka Shqipëria politikanë me shanse të humbura, Artan Lame iu përgjigj: ?Gati të gjithë politikanët shqiptarë janë me shanse të humbura. E fillojmë nga Skënderbeu, politikan i madh por me shanse të humbura. Ali Pasha, jo aq i madh në politikë por gjithsesi me shanse të humbura. Por unë do të thosha se shanset më të madha i ka humbur Kara Mehmet Bushatlliu, i cili mendoi të kthehej në i krishterë dhe të lidhej me Austrinë dhe të kthehej kundër Turqisë. Por jo, ai e humbi shansin dhe u kthye me Portën e Lartë. I vrau dy kasnecët austriakë që kishin ardhur në Oborrin e tij. Ishte vetëm një natë ajo, dhe një shans i humbur. Shans të madh ne humbën me Vidin. Trokitëm në dyert e Perëndimit për herë të parë. Ata na sollën Vidin. Pra Evropa na e hapi derën. Por historia me Haxhi Qamilin e të tjera e prishën shansin shqiptar. Shanse humbi Zogu, por humbi dy herë dhe Enver Hoxha që i cili nuk u orientua në Perëndim as në ?45 kur sapo dolëm nga Lufta dhe as më 1960 kur u ndamë me Bashkimin Sovjetik. Shans të jashtëzakonshëm humbi dhe Fatos Nano në 2005 që përgjithësisht bëri një qeverisje të mirë. Ndërsa Berisha ka humbur disa shanse, jo një, por të gjitha në emër të shqiptarëve?.
-Foto e radhës, një foto bardhë e zi, paraqiste një çift të ri që pozonin pranë një barake. Duke interpretuar mbi këtë foto Artan Lame tha: Sipas asaj që shoh kjo është një foto e pas vitit 1990, edhe pse realisht çifti ndan më ata të viteve ?45-?46. Duket që janë një çift i viteve të demokracisë të sapo zbritur në fushë. Atë të vitit 1945 ishin njerëz idealistë që besonin se do hanin me lugë floriri, por që u ndeshën me diktaturën. Shqiptarët në vetvete nuk janë popull sedentar, por janë popull që lëvizin. Të paktën 1000 vitet e fundit kështu ka ndodhur. Edhe kjo që ndodhi në demokraci nuk është ndonjë çudi. Por ishte gafë e dyfishtë e regjimit të Evner Hoxhës, e para që bllokoi lëvizjen, dhe e dyta që thoshte ?lindni sa më shumë fëmijë?. Sapo ky kufi ndarës ra, ata që jetonin shumë keq në zona të thella u dyndën drejt fushave. Legalizimet janë gjëja më e mirë që po bëhet. Ka 15 vjet që politika i ka gënjyer njerëzit. Çdo kush prej tyre ka bërë një shtëpi dhe kërkon një letër për ta pasur të legalizuar. Por tanimë askush nuk e çon në mend që këta njerëz t?i çojë andej nga erdhën. Duhet kuptuar se fusha ka nevojë për krahë pune, qytetet nga e cila u larguan shumë njerëz jashtë shtetit krijuan vakum. Edhe ky vakum duhej mbushur. Kështu që legalizimet kanë filluar. Nga ana tjetër kjo duhet të ndodhi edhe për t?ia hequr politikës këtë masë njerëzish që përdoreshin për fushatë elektorale. Unë garantoj që brenda këtij mandati legalizimet do të jenë vetëm një çështje teknike, jo politike. Ne nuk mund ta përfundojmë të gjithë procesin në një mandat. Janë 427 mijë ndërtime pa leje. Një pjesë nuk mund të legalizohen dot. Do të ketë dhe të pakënaqur. Por nëse një proces kënaq 80 për qind të popullsisë ai është i suksesshëm. Pjesa masive informate pranë qyteteve do të legalizohet sepse kanë probleme më të lehta. Por shtesat në qytet janë problematike sepse shumica janë në procese gjyqësore?.
Foto që mbylli emisionin ishte ajo e ?Kambanës së Paqes? të vendosur tek Piramida. ?Është braktisur si monument, ? tha Artan Lame duke interpretuar mbi këtë foto. ? Ideja është e bukur. Por ndoshta u vendos në vendin e gabuar. Ajo paraqet një kambanë paqeje. Dhe kjo si të thuash ka të bëjë me tolerancën fetare shqiptare. Madje për këtë është bërë dhe një debat i madh. Në të vërtetë unë nuk besoj te toleranca shqiptare. Ndodh që për gjënë më të vogël shqiptarët nxjerrin koburet. Si ka mundësi atëherë që këta shqiptarë vetëm te feja na qenkan tolerantë? Në fakt unë më shumë e kam lidhur këtë fakt me indiferencën fetare, jo tolerancën. Jemi popull rural, dhe fshatarësia është më e pandikueshme nga feja. Debati i kohëve të fundit, e arriti këtë rezultante, pra që shqiptarët janë më shumë indiferent se sa tolerant. Sepse ?toleranca fetare? u kthye në një mit, por dhe në një frazë boshe që më shumë përdorej nga politika. Faktet e fundit me ekstremistët myslimanë tregojnë që ne jemi të ndikueshëm dhe madje ky ndikim na bën dëm. Ose, të marrim një fakt tjetër, ajo që po ndodh me rrethimin e Katedrales Ortodokse. Pati irritim, u trajtua si epoka e një Enver Hoxhë të dytë. Por në fakt heqja e gardheve bëhet që njeriu të jetë më pranë institucioneve, t?i preki ato jo të ndahet me anë të gardheve. U hoq gardhi nga Kryeministria, do hiqen dhe nga institucionet e tjera. Më kujtohet një shprehje e Papa Gjon Palit të Dytë, i cili ka thënë: ?Hapni Portat?.
Një grup prej tre personash është ndaluar nga policia e Lezh...
Vajza nga Nishi, Krushevci, Vranja dhe Beogradi tash e ca vi...
Prokuroria e krimeve të Rënda në Tiranë pritet të vendosë ba...
Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar besimin është të ...
Seanca e përbashkët e deputeteve shqiptare mbajtur të dielën...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrug...
Mund të parkosh duke respektuar sinjalistikën, por edhe mund...
Mund të parkosh duke respektuar sinjalistikën, por edhe mund...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë apel përmes mediave...
Operacioni dobësues për ngushtimin e stomakut, i njohur ndry...
Nje cift bashkeshortesh jane gjetur te vrare mesditen e sotm...
Gjendet i vdekur një çift bashkëshortësh në Malësinë e Madhe...
Samsung Galaxy S6 është pajisja më e fundit e prezantuar nga...
Operacioni për ndëshkimin e vjedhësve të energjisë elektrike...
Dita Ndërkombëtare e Gruas – relike e kohëve të shkuara? Sar...
Përplasjet brenda kampit socialist, kanë shaktuar një sulm m...
Një 50-vjeçar u qëllua me thikë në Selenicë të Vlorës dhe si...
Deklarata e plote e policise se shtetitVijon puna e përbashk...
Nje vrasje me thike ka ndodhur mengjesin e sotem ne Selenice...
Policia e Shtetit nepermjet nje komunikate per shtyp njoftoi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...