web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia: Energjia vazhdon te vidhet, operacionet nuk ndalen

8 Mars 2015, 10:16, Aktualitet CNA

Deklarata e plote e policise se shtetit

Vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

 

Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  100 grupe të përbashkëta  Polici ? OSHEE.

 

Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 5.593 raste .

 

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  23  autorë, ndër ta 2 faturistë dhe 1  elektriçist të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

 

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë  shpallur në kërkim  6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona , ndër ta 2 Faturistë dhe 1 elektriçist të OSHEE  për shpërdorim detyre.

 

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 3.357 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme.

 

Gjithashtu janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

 

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.





Lajmet e fundit nga