Vendimi i Gjykatës/ Bie kërkesa e “Vitrinës” për pezullim vendimi
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Univer...
Rania Antonopoulos ishte profesore e shkencave ekonomike në Nju Jork. Që prej janarit ajo është zëvendësministre e punës në Athinë. Detyrë e saj: të krijojë vende pune. Me se mund të financohet kjo?
DW: Dr. Antonopoulos, deri në fund të vitit 2014 ju ishit profesore e shkencave ekonomike në Institutin-Levy në shtetin federal amerikan Nju Jork. Kurse tani jeni nëpunësja me statusin më të lartë në Ministrinë greke të Punës. Si keni ndërmend ta trajtoni problemin gjigant të papunësisë në vend?
Rania Antonopoulos: Unë punoj që prej vitit 2006 për një koncept të “garancisë së punës”. Ideja është, që çdo personi të papunë, që e dëshiron, t’i gjendet një vend pune me kohë të plotë të paguar me pagë minimale. Kur nuk gjendet punë në ekonominë e lirë, atëherë do ta financonte qeveria një vend pune.
Në vitet 2011-2012 unë zhvillova me Ministrinë greke të Punës një projekt provë në kuadër të vogël. Para zgjedhjeve, Syriza bëri të ditur se do të krijojë 300.000 vende pune, për të përballuar krizën humanitare në Greqi.
A nuk është numri i të papunëve në Greqi shumë më i madh se 300.000?
Po, në Greqi ka rreth 1,3 milionë të papunë. Vetëm një e treta e popullit punon: dy të tretat janë të varura nga kjo një e tretë që punon. Kjo ka pasojë shqetësuese për standardin e jetesës, për financimin e planeve të pensioneve dhe në gjëra të tjera.
Por rezultatet e projektit tonë pilot treguan se jo të gjithë njerëzit do të ishin të gatshëm të pranonin vende pune me paga minimale. Disa preferojnë alternativa, si mbështetjen e familjeve të tyre ose të jetuarit nga kursimet. Megjithatë, ndoshta më shumë se 500.000 vetë do t’i pranonin vende pune të tilla.
Si doni ta financoni këtë program, kur gjendja e buxhetit të Greqisë është shumë e keqe?
Mendojmë se mund të tërheqim rreth 800 milionë euro në vit nga fondet sociale të BE. Veç kësaj, ne bashkëpunojmë me komunat, për të identifikuar mjete shtesë. Po kjo nuk është e mjaftueshme.
Të ardhurat nga taksat të Greqisë pritet të rriten në mënyrë të konsiderueshme vitin tjetër, duke regjistruar aktivitetet ilegale, para së gjithash në tregjet e zeza të naftës dhe të cigareve. Ne do t’i ndihmojmë njerëzit të kalojnë nga ekonomia informale, në atë të rregullt, duke e thjeshtuar dhe duke e bërë më të lirë regjistrimin e sipërmarrjeve. Në të kaluarën, taksat për këtë kanë qenë marramendëse.
Çfarë vendesh pune doni të krijoni?
Një objektiv i rëndësishëm është të bashkojmë aftësitë e njerëzve në një vend të caktuar me detyra të dobishme sociale. Duam gjithashtu të nxisim aktivitete ekonomike, të cilat janë në përputhje me pikërëndesat e qeverisë së re. Këtu bën pjesë zgjerimi i energjive të ripërtëritshme, një ekonomi e qendrueshme e peshkimit, ushqime të prodhuara në rajon, bujqësi ekologjike etj. Shumë iniciativa janë krijuar, por atyre u duhet mbështetje.
Intervistën e zhvilloi Jasper Sky.
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Univer...
Në arkivat e shtetit fqinj të Italisë është zbuluar një port...
Kreu i Partisë Socialiste Shkodër, Andi Halluni, ka deklarua...
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Gazsjellë...
Deputeti tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partis...
Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratë...
Ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ne nje shenim te s...
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruanse “Akuza e Tom Doshit ...
Gazetari Artan Hoxha duke folur për përplasjen Rama – Doshi ...
Gazetari I njohur , Artan Hoxha ka deklaruar në televizionin...
Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka reaguar pas perjashtimit te ...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me përjashtimin e deput...
Preikestolen është një vend i cili tërheq me mijëra turist g...
Deputeti Tom Doshi ka vazhduar akuzat e tij ne rrjetin socia...
Tom Doshi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku sq...
Kënga e labelit të suksesshëm “Babastars”, “High 3” është du...
Policia e Tiranë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ...
Pasi Prokuroria kreu një testim për të kuptuar se në çfarë o...
Menjëherë pas publikimit të fjalës së sotme në Grupin Parlam...
“Mos mendo për xhelatinën e gjelbër”. Përpiqeni shumë të lar...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...