web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arte mediale”, një libër për filmin e televizionin

1 Mars 2015, 17:55, Aktualitet CNA

“Arte mediale? është një libër i botuar së fundmi nga autori Valmir Tertini, i cili për dashamirët e artit sjell botimin e tretë nga vetë ai. Ky libër vjen i ndarë në katër kapituj, ku secili prej tyre është i ndërlidhur me njëri-tjetrin, por që përmban diçka të veçantë. Kapitulli i parë i librit ?Arte mediale?, ka të bëjë me fotografi, dhe përmban një shkrim për shkrepjen e Kevin Carter, i cili pasi realizoi këtë fotografi bëri vetëvrasje. Kapitulli i dytë është filmi, që përmban ese për filmin. Nga filmat që njihen si ABC-ja e historisë së kinematografisë, tek ata që bënë revolucion, e deri tek filmat e kohës sonë. Kapitulli i tretë flet për televizionin, përmban kolumnet reale të kohës, të cilat kanë pasur lexueshmëri dhe janë publikuar në të gjitha vendet ku flitet shqip. E kapitulli i katërt është për libër, ai përmban dy shkrime për dy nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë: Ismail Kadare me librin “Kronikë në gur” dhe At Gjergj Fishta me ?Mrizin e zanave?. Të gjithë këta kapituj vijnë si përmbledhje esesh, të shkruara gjatë studimeve të vet autorit, i cili tregoi se nuk e quan veten shkrimtar, sepse nuk ka të kryer diçka çka i përket letërsisë, por që, sipas tij, e kanë vlerësuar njerëz të kësaj fushe. ?Është vështirë të bëhesh kritik në kohën e studimeve. Andaj, shpresoj se këtë libër do ta kuptoni si një hap për të sjellë diçka më të re në fushën e arteve mediale, ku ka mungesë të literaturës në gjuhën shqipe dhe kërkohet shumë për të bërë?, theksoi Tertini. Redaktori i këtij libri, Gani Mehmetaj, vlerësoi lart shkrimet e autorit, që kanë frymëzim, emocion e përkushtim.

Ai tha se në esetë e trajtuara Valmir Tertini merret me letërsi, ese për filmin dhe trajtime tematike-eseistike për televizionin. ?Derisa në letërsi shkruan për emrat e njohur të letërsisë shqiptare e botërore, në kinematografi analizon disa filma të cilët e kanë provokuar atë si autor dhe shikuesin në përgjithësi, sikurse që analizon edhe disa filma që kanë lënë gjurmë në kinematografinë botërore. Ndërkaq, shkrimet për televizionin pos tonit herë-herë sarkastik, ai u rreket temave që janë aktuale, por që njëkohësisht e preokupojnë jo vetëm lexuesin, por edhe shikuesin i cili konsumon vlera, apo antivlera nga mediet elektronike. Shpresojmë që sprovat e para do të priten me kureshtje nga lexuesit, ashtu sikurse që besojmë se Tertini nuk do të mjaftohet vetëm me këtë libër?, u shpreh Mehmetaj. ?Arte mediale? është botuar nga libraria ?Artini?, ku autori Valmir Tertini artdashësve u sjell kontributin e tij në trajtimet letrare, filmike e televizive. Shënime për autorin Shkrimtari e kineasti, Valmir Tertini, u lind më 26 prill 1993 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj periudhe, ai filloi të shkruajë. Disa shkrime e poezi iu botuan në revista të ndryshme për të rinj. Paralelisht, ai merrej me forma të ndryshme të artit modern dhe vizual. Pasion e ka edhe fotografinë. Në vitet e fundit ai ka zgjeruar krijimtarinë e tij, duke e pasuruar atë me filma të shkurtër artistik, dokumentarë e pilot-projekte të stilit spektakël për televizion. Shkruan për film e televizion ne gazeta të përditshme e në portale. Ka përfunduar studimet për arte mediale në akademin profesionale të artit ?Evolucion? në Prishtinë. Libërfilmi i tij i parë me poezi, i botuar në vitin 2011, titullohet ?Por?? Libri i dytë me poezi, i botuar më 2013 në dy gjuhë, mban titullin ?Unë si unë? në shqip dhe ?Me as myself? në anglisht. ?Arte Mediale? eshte libri i tij i tretë. Valmir Tertini, poashtu është duke i vazhduar studimet e masterit për regji filmi dhe TV ne Tiranë.





Lajmet e fundit nga