web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafik para zgjedhjeve, demokratët shëtitës në Mat

1 Mars 2015, 17:47, Aktualitet CNA

Nga Basir ÇOLLAKU

Në Mat, në trevën e urtë nga unë jam, mësova gjatë dy ditëve që qëndrova te prindërit, se disa demokratë drejtorë, ishin bërë drejtues të LSI . Pas kësaj drejtues të PD-së, nuk është se kanë reaguar për këtë gjë këto ditë. Ajo çka unë shoh, është se individë të tillë, janë mbivleresuar gjithnjë, ose luajnë të njëjtët njerëz, këtë herë me pushtetin e majtë. Kjo nuk duket se është e gjitha një pakujdesi politike, se sa një llogari pragmatiste, për të qenë më të drejtpërdrejtë, një hesap tregtar.

Besoj se ky flirt tashmë i shfaqur në formë strukturore, ka ndikuar jo pak edhe në zgjedhjet e vitit 2013, ku puna e këtyre demokratëve sa për sy e faqeve, ka pasur konetkst, marrëveshjet tashmë të bëra publike. Në Mat, janë dy bashki me hartën e re pas reformës territorial, Burreli dhe Klosi. E në raporte të tilla siguria e 21 qershorit nuk është se mund të jetë e qartë. Bashkia e Klosit drejtohet nga demokratët, e Burrelit nga socialistët. Nuk është vetëm flirt I disa të quajturve të djathtë drejt LSI, por ka tendenca edhe drejt PS-së të disa të ngjashmëve, të cilët më shumë duan qëndrimm në karrike drejtorësh, se sa besimin e investimin e bërë nga Partia Demokratike për to.

Duket se PD-së së Matit ii dalin jo pak punë në zgjedhjet e 21 qershorit, për të dyja bashkitë. Njërëz të identifikuar si konsumues pushtetit në të dy bashkitë, të promovuar, jo për shkak të përmbajtjes së tyre, por më së shumti formës, afrisë së tyre fisnore e pragmatiste me lidershipin lokal të partisë, kanë nisur rrugën e re të kapërcimit në parti të tjera.

Duhet theksuar se disa prej këtyre të ikurve nga PD, në fakt nga kontrollet po të qeverisjes së PD, u është bërë padi për afera korruptive, për shkelje, abuzime, me tendera, e me pasurinë publike. Disa të tjerë kanë qenë më erët pre e dhunës së qeveritarëve të majtë, ndërsa sot, si pasojë e menaxhimit vetëm pragmatist të një grupi të tkurrur njerëzish, lëvizin në adresa të tjera. Të mbetur vitin e fundit pa pushtet, ata vrapojnë sa drejt PS, sa drejt LSI, për të zënë poste drejtuese te këto subjekte, kjo edhe për shkak se këto dy forca në disa raste nuk ëshët se kanë pasur emra përfaqësuesish potencial në këto zona. Përse nuk po i përmend emrat në këtë shkrim jo fort të zgjeruar??!!. Aspak për pakujdesi, por për të shkruar sërish më plotësisht, ecurinë dhe rrugën e tyre majtas, të këtyre të djathtëve jo natyrale, dashuruar me pushtetin pavarësisht se cila parti drejton.

Drejtuesit e Partisë Demokratike, të rinjtë dhe të mëparshmit, sigurisht nuk janë fajtorë individual për çfarë të përzgjedhurit e tyre për tetë vite drejtorë bëjnë sot. Por shenjat e punës së tyre nuk janë shfaqur sot. Ata kanë qenë ndoshta cikli i mbyllur i një grupi njerëzish që kanë sjellë më shumë kostot se dobi Partisë Demokratike. Po ata nuk duhen toleruar në abuzimet e bëra dhe PD duhet të reflektojë e reagojë në përzgjedhjet e saj. Sepse njerëzit nuk i mungojnë ndërsa preferencat po. A ka marrëveshje thjesht për para në këtë histori?!! Nuk dua ta besoj port ë shohim dhe njëherësh të vëzhgojmë!!





Lajmet e fundit nga