Shëndetësia në rajon, sa janë shpenzimet për frymë
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
?Gjyshja Marta? është një nga festat me te bukura! Më 1 Mars Bullgaria ndriçon me ngjyra të bardha dhe të kuqe. Të vegjelit dhe të mëdhenjtë zbukurohen me fije të ndërthurura të bardha ? të kuqe. Dielli ndriçon më fort, dita bëhet më e gjatë, njerëzit buzëqeshin më shumë. Dimri po largohet,e ndërsa pranvera po vjen, lind shpresa për me shume shëndet,mbaresi dhe bereqet. Një Marsi, ose Gjyshe Marta, festohet vetëm në Bullgari. Këtë ditë madje Google është zbukuruar me ngjyra të bardha dhe të kuqe për nder të bullgarëve!
Sipas besimeve popullore ?Gjyshe Marta? jeton larg, larg në mal. Ajo sheh dhe dëgjon gjithçka që ndodh në tokë. Emri i saj ?Marta? vjen nga emri i muajit ?Mars? (?mart? përkthyer ne bullgarisht). Në qoftë se ?Gjyshe Marta? buzëqesh dielli ndriçon, në rast se zemërohet moti keqësohet, bëhet ftohtë, fryn erë, bie borë dhe shi, zogjtë nuk cicërojnë. Prandaj që nga kohërat më të lashta deri më sot e kësaj dite çdo vit më 1 Mars bullgarët stolisen me fije të bardha e të kuqe, që të jetë e kënaqur ?Gjyshe Marta?. Sipas traditës duhet stolisur edhe bagëtia dhe dera e shtëpisë, që të mos ketë sëmundje dhe për të prishur syrin e keq. Besohet se pasi i sheh këto fije ?Gjysha Marta? do të buzëqeshë dhe dielli do të ndriçojë. Sipas traditës çdo vit më 1 Mars bullgarët i dhurojnë njëri tjetrit verore, ose ?martenica?, siç është fjala bullgare.
Ngjyrat e martenicës mbajnë simbolikën dhe magjinë e lashtësisë. Fija e kuqe është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Në fakt e kuqja përdoret shumë edhe në kostumet popullore bullgare dhe në qëndisjet bullgare. Nga ana tjetër, fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecë mbarë. Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit ne këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq ? do të ketë një vit të veshtire.
Sot martenica është simbol i dashurisë, shëndetit dhe jetës së gjatë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi, por fantazia e bullgarit nganjëherë e ndryshon pak martenicën, duke ndërthurur dhe fije me ngjyra të tjera, rruaza, monedha etj. Veroret më të përhapura janë byzylykët. Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja lidhet te ndonjë peme.
Ka disa legjenda për prejardhjen e verores bullgare, por të gjitha ato janë lidhur me protobullgarët dhe me themeluesin e shtetit bullgar ? hanin Asparuh. Një prej tyre na kthen rreth 1300 vjet prapa, kur Hani Asparuh kërkonte troje të reja për bullgarët, pasi Hunët e kishin shpartalluar atdheun e tij dhe e kishin zënë robinjë të motrën, Huba. Pasi mbërriti në trojet e sotme bullgare Hani Asparuh i dërgoi motrës së tij një lajm me anë të një sokoli, ku e informonte atë për trojet e gjetura nga ai në jug të lumit Danub, ku kishte si qëllim të themeloje shtetin e ri bullgar. Huba arriti të ikë, i lidhi sokolit një fije prej mëndafshi, që ta lajmërojë vëllanë për mbërritjen e vet. Sokoli e çoi vajzën në tokën e re, por një shigjetë armiku e goditi shpendin, ndersa gjaku ngjyrosi fijen. Pas lajmit të mirë për shpëtimin e motrës së tij hani Asparuh filloi ta griste fijen e lidhur në këmbën e sokolit dhe t?ua lidhte duarve të ushtarëve të tij, duke dhënë urdhër që këto dy ngjyra të jenë gërshetuar gjithmonë në këtë mënyrë, si simbol i unitetit bullgar. Kjo ndodhi më 1 mars të vitit 681. Atëherë këtë ditë festohej Viti i Ri. Që nga atëherë deri më sot fija e bardhë dhe e kuqe simbolizon unitetin e bullgarëve dhe na kujton për udhëheqësin e parë bullgar Asparuh.
Edhe ne Shqiperi ? Dita e Veres ?, sic quhet, eshte festuar qe ne lashtesi. Kjo dite te ne eshte 14 Marsi, kur njerezit urojne njeri ? tjetrin per nje vit me te mbare, per me shume fat dhe shendet. Ne menyren me te bukur dhe me festive kjo dite festohet tradicionalisht ne Elbasan. Simbol i kesaj feste dhe ketu jane veroret, fije te bardha dhe te kuqe te thurura, si dhe ballokumet, simbol i dashurise dhe embelsise.
Përgtiti: Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Pasi policia i detyroi stududentët të dililnin jashtë nga am...
Zbardhet marrëveshja mes LSI-së dhe PS-së në lidhje me pusht...
Parkoi gabim mjetin e tij, Renault me targa AA 443 GC dhe pë...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme...
Microsoft do të zhvillojë nesër në mëngjes një konferencë pë...
Një qytetar banues pranë zonës së Porcelanit, në Tiranë ka g...
Produktet e qumështit të bëjnë mirë apo keq? Kjo është pyetj...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dalë ditën e sotme n...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dalë ditën e sotme n...
Policia meksikane ka arrestuar bosin më të kërkuar të drogës...
Një qytetar banues pranë zonës së Porcelanit, në Tiranë ka g...
Ish Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ndërhyrj...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të pezullojë aktivit...
Konfederata e Industrive në Shqipëri ka deklaruar hapur mbë...
Për pothuajse gjysmë shekulli gjatë Luftës së Ftohtë, bota u...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se...
Një aksident më pasojë në dëme material dhe jo të lënduar ka...
Pak pasi janë zbuluar imazhe të gjeneratës së dytë të veturë...
Kompania britanike Aston Martin, e cila merret me prodhimin ...
“Eucalyptus” është një pemë e gjatë, e cila njihet ndryshe e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...