web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videoja denoncuese, reagon Ministri Tahiri

20 Shkurt 2015, 20:41, Politikë CNA

Ditën e sotme u publikua videoja në të cilën duket qartë dhuna e ushtruar ndaj një qytetari nga policë, ku këta të fundit janë pezulluar dhe për ta ka nisur një proçedim administrativ. Ministri i Brendshëm, Tahiri ka reaguar në rrjetin e tij social në Facebook duke thënë: ?Kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, sms, bëjmë bashkë Policinë e Shtetit më të pastër nga abuzuesit dhe të korruptuarit.
Një telefon mund të kthehet në armë për të luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet në detyrë. Ndaj punonjësit e shfaqur në filmimet e qytetarëve, do mbajnë përgjegjësi një me një për abuzimin me detyrën.
Faleminderit qytetarëve që i filmuan! Faleminderit medias që i publikoi. Policinë që duam, e bejmë bashkë?.





Lajmet e fundit nga