web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në banesë, humb jetën 80 vjeçari

9 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës ndërsa viktima është Fiqiri Koçi, 80 vjeç. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në rrugën ?3 Dëshmorët? në Yzberisht. Forcat e zjarrfikëses në vendngjarje bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet.





Lajmet e fundit nga