web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po mahnit turistët

29 Maj 2026, 11:04, Trending CNA

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Prestigjozja “El Pais” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku shkruhet se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Mesdhe.

Nga plazhet e kristalta të Rivierës Shqiptare deri te qytetet historike, vendi po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët e përshkruajnë si një kombinim unik mes natyrës së paprekur, historisë dhe autenticitetit ballkanik.

Në një reportazh kushtuar Shqipërisë, theksohet se vendi nuk është më një sekret i fshehur për udhëtarët.

Riviera Shqiptare është mbushur me turistë gjatë viteve të fundit, ndërsa destinacione si Dhërmiu, Himara, Ksamili dhe Saranda janë kthyer në pika të njohura turistike në Mesdhe.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Megjithatë, përtej plazheve të famshme, Shqipëria vazhdon të ruajë një identitet autentik. Në fshatrat bregdetare ende mund të shohësh peshkatarë që kthehen nga deti, të moshuar që luajnë domino nën hijen e pemëve dhe restorante tradicionale ku shërbehet peshk i freskët.

Reportazhi ndalet edhe te Durrësi, i cilësuar si porta historike detare e Shqipërisë. Qyteti përshkruhet si një përzierje mes rrënojave romake, arkitekturës osmane dhe ndërtesave moderne, ndërsa amfiteatri antik dhe shëtitorja buzë detit mbeten ndër atraksionet kryesore.

Një tjetër destinacion i veçantë është Kepi i Rodonit, ku natyra dhe historia bashkëjetojnë larg turizmit masiv.

Zona përshkruhet si një vend i qetë me plazhe të pastra, bunkerë të periudhës komuniste dhe rrënojat e kështjellës së Skënderbeut.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Në jug të vendit, Vlora konsiderohet pika ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ndërsa rruga panoramike e Llogarasë cilësohet si një nga më spektakolaret në Evropë. Ndërkohë, Himara dhe Dhërmiu përmenden si destinacione që ndërthurin jetën moderne turistike me traditën shqiptare.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Ksamili dhe Saranda vijojnë të tërheqin turistë të shumtë falë ujërave kristalore dhe afërsisë me Parkun Arkeologjik të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Përveç bregdetit, vëmendje të veçantë marrin edhe qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës, të cilat ruajnë trashëgiminë osmane dhe arkitekturën tradicionale shqiptare.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Ndërsa Tirana përshkruhet si një kryeqytet dinamik, me jetë të gjallë urbane dhe transformim të shpejtë gjatë dy dekadave të fundit.

Shqipëria mes plazheve të virgjëra, destinacioni që po

Sipas reportazhit, Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet e pakta në Evropë ku bashkëjetojnë historia, natyra dhe autenticiteti, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm turistik./ CNA





Lajmet e fundit nga