web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tri humbje radhazi, Shqipëria U-16 mbyll turneun në “Shtëpinë e Futbollit”

6 Prill 2026, 14:27, Sport CNA

Tri humbje radhazi, Shqipëria U-16 mbyll turneun në

Shqipëria U-16 u përball me Austrinë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development”.

Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e Austrisë 3-0. Austria kaloi në avantazh që në minutën e 14-të me Jakob Gauglhofer.

Në pjesën e dytë, Michael Habisonn shënoi golin e dytë në minutën e 52-të, ndërsa Beni Pottschacher vulosi rezultatin përfundimtar 0-3 në minutën e 86-të.

Kjo është humbja e tretë për kuqezinjtë, pas atyre ndaj Japonisë dhe ndaj Suedisë.





Lajmet e fundit nga