web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dramë” me 5 gola, Besa fiton mes drithërimash ndaj Luftëtarit

5 Prill 2026, 17:06, Sport CNA

“Dramë” me 5 gola, Besa fiton mes drithërimash ndaj

Besa triumfoi 2-3 në transfertë ndaj Luftëtarit, në duelin e javës së 29-të në Kategorinë e Parë.

Një duel tepër i luftuar në Gjirokastër, ku në fund festa ishte për kavajasit. Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golave të Chinedu në minutën e 24-t dhe Kapo në minutën e 40-të.

Në fraksionin e dytë, gjirokastritët ia dolën të barazojnë me golat e Nyanguila në minutën e 55-të dhe Cereni në minutën e 74-t.

10 minuta më vonë, Besa mbeti me 10 lojtarë, pasi Spahiu u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, kavajasit ia dolën të shënojnë golin e fitores, me Chinedu në minutën e 90-të.

Sulmuesi, 3 minuta më vonë, u ndëshkua me të kuq, duke lënë miqtë me 9 lojtarë.

Me këtë sukses, Besa ngjitet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Luftëtari renditet i fundit me 22 pikë dhe shihet pranë rënies.





Lajmet e fundit nga