Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-...
Qyteti i Korçës mirëpriti këtë fundjavë një tjetër aktivitet të rëndësishëm sportiv, Kupën e Shqipërisë në çiklizëm, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga vende të ndryshme.
Gara u zhvillua në dy kategori. Kategoria Kadete përshkoi itinerarin Piskupat-Pogradec-Maliq- Korçë, me një distancë prej 54 kilometrash, ndërsa kategoria Elite/U23/Junior startoi nga Qukësi, duke vijuar në Trebinjë, Maliq, Bilisht dhe përfundoi në Korçë, me një gjatësi totale prej 122.6 kilometrash.

Në kategorinë 'Kadete', vendin e parë e fitoi Nedion Demiri, sportist i ekipit “Skënderbeu”. Ai u shpreh se gara ishte e vështirë për shkak të konkurrencës së fortë, përfshirë edhe pjesëmarrës nga jashtë vendit, por falë përgatitjes arritën të siguronin fitoren. Kjo është hera e tretë që ai ngjitet në vendin e parë.
"Gara ishte e vështirë pasi kishte dhe konkurrentë nga vende të tjera, por me stërvitjen që kemi bërë, arritëm të fitonim vendin e parë. Ndihem i lumtur që fitova vendin e parë. Gara nisi në Piskupat, kishte dhe shkëputje nga grupi, por prapë arritëm me sukses. Është hera e tretë që fitojmë vendin e parë",-tha Demiri.
Nga i njëjti ekip, Xhasti Pashko u rendit në vendin e tretë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në ekip dhe ndihmën që i dha shokut të tij për të siguruar fitoren. Ai u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke e konsideruar një eksperiencë të vlefshme.
"Ndihem shumë mirë sepse fituam vendin e parë, ndihmuam shokun dhe jam i lumtur. Unë zura vendin e tretë, por jam i kënaqur sepse shoku im arriti të kapte vendin e parë. Është hera e parë që fitoj. Gara ishte pak e fortë dhe kishte shkëputje, por përsëri ia arritëm falë stërvitjes që kemi bërë. Ia dolëm",-tha Pashko.
Në kategorinë ‘Elite’, fitues u shpall Henri Hysa, i cili arriti të shkëputet nga grupi në 15 kilometrat e fundit. Ai tregoi se gara ishte sfiduese, por përvoja dhe bashkëpunimi me shokun e ekipit, Olsian Velia, ishin vendimtare për suksesin.
"Ndihem shumë i emocionuar. Dola në vend të parë. U shkëputa 15 km e fundit. Nuk është hera e parë që fitoj, kam fituar edhe më parë pasi unë që i vogël jam marrë me sport, prej 7 vitesh. Gara ishte shumë e vështirë, normale ka gjërat e saj të vështira por ja dolëm me sukses me kolegun tim Olsian Velia”,-u shpreh Hysa.

Ndërkohë, Olsian Velia u rendit në vendin e tretë, duke theksuar strategjinë e mirë të ekipit të Tiranës dhe rolin e tij në mbështetje të shokut të skuadrës. Ai nënvizoi se përvoja shumëvjeçare në sport e ndihmon të përballojë më lehtë sfidat e garave.
"Fitova vendin e tretë. Ndihem shumë i lumtur sepse ishte një strategji shumë e mirë nga ekipi i Tiranës. Sot detyra ime ishte të punoja për shokun e ekipit Henri Hysa sepse në garën e kaluar ai punoi për mua tek Kupa e Kavajës dhe kjo ishte merita e atij që ta fitonte. Çdo garë ka vështirësitë e veta, por kam 22 vite si sportist dhe eksperienca bën që çdo garë të bëhet më e lehtë dhe konkurrentët të shohin me një sy tjetër",-tha Velia.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe 12-vjeçarja Hera Mesi, vajza e vetme pjesëmarrëse, e cila merrte pjesë për herë të dytë në një garë çiklizmi. Ajo e cilësoi eksperiencën si shumë të bukur dhe motivuese, duke treguar se pasioni për sportin i ka lindur falë familjes.
"Unë quhem Hera Mesi, jam 12 vjeç dhe kam 4 muaj që merrem me çiklizëm. Kjo është gara e dytë. Ndihem shumë mirë, pamja ishte shumë e bukur. Është eksperiencë e bukur, këtë herë ishte më e lehtë. Më tha babi a do të futesh dhe e provova si sport e më pëlqeu. Babi merret me not, atletikë edhe bën edhe pak çiklizëm, e mendova ta provoja dhe unë"-tregoi 12-vjeçarja.
Kupa e Shqipërisë në çiklizëm vijon të mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme për promovimin e këtij sporti në vend, duke nxjerrë në pah talente të reja dhe duke forcuar konkurrencën mes sportistëve./CNA
Barcelona triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Atletico Madrid d...
Dinamo shkatërroi Elbasanin me rezultatin 4-1 në "Air Alba...
Fiorentina fitoi 1-0 në transfertë ndaj Veronës në javën e...
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, është shpallur tra...
Eliminimi i Italisë nga “playoff”-i i Kupës së Botës erdhi...
Vllaznia ka arritur një fitore 2-0 ndaj Partizanit në tran...
Real Madridi ka pësuar një humbje 2-1 në transfertë kundër...
Java e 28-të në Bundesligë prodhoi shumë gola të shënuar. ...
Java e 29-të e Kategorisë së Parë ka sjellë rezultate të r...
Pjesa e parë e takimit mes Hoffenheim dhe Mainz, e vlefshm...
Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e FA...
Stoli i Italisë mbetet i lirë dhe emri i Antonio Conte-s ë...
Kupa e Shqipërisë hyn në fazën vendimtare të saj, teksa më...
Në prag të sfidës vendimtare kundër Partizanit, kryetari i...
Flamurtari dhe Tirana barazuan 1-1 në javën e 30-të të Sup...
Punimet për ndërtimin e stadiumit në Valias po vijojnë me ...
Bernardo Silva është një nga objektivat e Juventusit për s...
Kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionat...
Federata e Futbollit të Ganës është në bisedime me Joachim...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...