Chelsea nuk fal, vjen fitorja e dytë radhazi në Premier League
Chelsea ka nisur sezonin në mënyrë pozitive, duke marrë dy...

Jasir Asani është bërë pjesë e kampionatit iranian, duke firmosur me skuadrën e njohur të Esteghlalit nga Teherani. Transferimi i futbollistit të kombëtares shqiptare ka zgjuar interes të madh në mediat vendase, të cilat e kanë cilësuar si një lëvizje të bujshme dhe një vlerë të shtuar për kampionatin. Megjithatë, krahas entuziazmit, diskutimet kanë qenë të shumta edhe për kostot financiare që ky operacion ka sjellë për klubin.
Sipas raportimeve nga Irani, drejtuesit e Esteghlalit kanë marrë përsipër një rrezik të madh ekonomik, në një kohë kur klubi po përballet me probleme financiare. Marrëveshja e nënshkruar me Asanin kap vlerën e 2.6 milionë dollarëve për dy sezone, që do të thotë 1.3 milionë dollarë në vit. Një element i rëndësishëm është se kjo pagë do të paguhet e plotë, pa asnjë lloj tatimi, duke e bërë kontratën edhe më të rëndë për arkat e klubit. Krahasuar me realitetin iranian, ku pagat mesatare deri në 500 dollarë taksohen në mënyrë të konsiderueshme, ky është një diferencim i madh që ka hapur polemika.
Në anën tjetër, vëmendje i është kushtuar edhe aspektit jashtë fushës. Mediat në Teheran kanë rikthyer në qendër të vëmendjes disa episode nga e kaluara e Asanit, sidomos periudhën e tij te skuadra koreane e Guangju, ku sipas tyre kishte probleme me disiplinën dhe qëndrimin profesional. Këto episode konsiderohen si një paralajmërim për drejtuesit e Esteghlalit, të cilët do të duhet të menaxhojnë jo vetëm talentin e futbollistit, por edhe sjelljen e tij.
Megjithatë, pjesa më e madhe e komenteve theksojnë përfitimet sportive që pritet të sjellë Asani. Ai cilësohet si një lojtar me cilësi të veçanta në krahë, i aftë të luajë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë. Në Iran ai është prezantuar me epitetin “Arjen Roben i Azisë”, për shkak të stilit të lojës dhe aftësisë për të krijuar diferencë me goditjet nga distanca dhe depërtimet individuale. Futbollisti shqiptar ka treguar nivel të lartë performance në një nga ligat më konkurruese të kontinentit, atë të Koresë së Jugut, si edhe në ndeshjet e Champions Ligës së Azisë, duke e bërë transferimin e tij një garanci sportive për skuadrën iraniane.
Pritshmëritë për Asanin janë të larta, pasi trajneri Sa Pinto pritet ta përfshijë menjëherë në skemat e tij taktike. Portugezi preferon të luajë me modulin 4-2-3-1, ku Asani mund të përshtatet si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtë të repartit ofensiv.
Gjithsesi, një element që nuk duhet anashkaluar është koha e përshtatjes. Edhe pse Asani ka eksperiencë në disa kampionate aziatike, stili i futbollit iranian ka specifikat e veta dhe lojtari mund të ketë nevojë për një periudhë kalimtare për t’u ambientuar plotësisht. Në këtë kuadër, suksesi i tij do të varet jo vetëm nga aftësitë teknike, por edhe nga mënyra se si do të menaxhohet procesi i integrimit në ekip dhe në kampionat.
Chelsea ka nisur sezonin në mënyrë pozitive, duke marrë dy...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka marrë një lajm të keq,...
Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj R...
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferenc...
Mirlind Daku duket në formë të shkëlqyer para grumbullimit...
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listë...
Massimiliano Allegri arriti fitoren e parë që prej rikthim...
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e fut...
Tefik Osmani është emëruar drejtor i ri i Departamentit të...
Edon Zhegrova është bërë një nga emrat më të përfolur të m...
Drita dhe Shkëndija kanë mësuar këtë të premte, kundërshta...
Dinamo u eliminua nga Conference League, pas humbjes me re...
Një tjetër largim te Manchester United. Pas humbjes në fin...
Dy nga klubet më të mëdha të Turqisë kanë shkarkuar trajne...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, doli sot para mediave për...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për listën e publiku...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, doli sot para mediave për...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur lis...
Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e progra...
Rrugëtimi europian i Dinamos është mbyllur në fazën “play ...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...